08/06/2008
BEOGRAD, Serbi -- Bordi kryesor i Partisë Demokratike (DS) autorizoi të shtunën (7 qershor) liderin e saj, presidentin serb Boris Tadiç për të drejtuar bisedimet mbi formimin e qeverisës. Tadiç morri gjithashtu lejen për të vendosur se cilët anëtarë të DS-së mund të bëhen ministra.
Në një intervistë me Tanjug të premten, Tadiç bëri thirrje për formimin e shpejtë të një qeverie dhe shprehu shpresën se kjo do të ndodhi nga fundi i këti muaji. "Vetëm ... një qeveri e përgjegjëshme sociale, e cila do të përshpejtojë aplikimin për Marrëveshjen e Stabilizimit Asociimit, do të hapi horizontët për të gjithë qytetarët tanë," u shpreh Tadiç. (Beta, B92 - 07/06/08; Tanjug, RTS - 06/06/08)