08/06/2008
SHKUP, Maqedoni -- Komisioni Zgjedhor Shtetëror (SEC) lajmëroi të shtunën (7 qershor) se do të zhvillojë një rivotim në 15 qershor në 193 zona zgjedhore (nga 2,976 gjithsej) të cilat regjistruan shkelje madhore në zgjedhjet e 1 qershorit. Këto shkelje përfshinin mbushje me fletë votimi, kërcënimi dhe dhunimi i votuesve që vranë një person dhe plagosën dhjetëra. Rreth 170,000 votues kanë të drejtë të rivotojnë. Një rivotim do të ketë mundësi të përcaktojë cila nga dy partitë etnike shqiptare (Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve) do ti bashkohet koalicioni qeveritar.
Megjithëse VMRO-DPMNE fitoi vende të mjaftueshme për të qeverisur vetë, koalicionet qeverisëse në përgjithësi përfshijnë një parti që përfaqëson shqiptarët etnik të Maqedonisë, të cilët përfshijnë një çerek të popullsisë. Nëse Gjykata Kushtetuese mbështet vendimin e SEC, votimi do të përsëritet në 15 qershor. (A1, AFP, Makfax, AP, B92 - 07/06/08)