06/06/2008
UASHINGTON, Shtetet e Bashkuara -- Sekretarja e shtetit Kondoliza Rajs siguroi ministrin e jashtëm vizitues turk Ali Babaçan të enjten (5 qershor) se SHBA është e vendosur të ndihmojë Turqinë t'ja dalë me Partinë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). "PKK është armik i Irakut; ajo është armik i SHBA; ajo është armik i Turqisë; ajo është armik i rajonit," tha Rajs. Ajo dhe Babaçan diskutuan gjithashtu përpjekjet e Turqisë për të ndërmjetësuar midis Izraelit dhe Sirisë. SHBA ofroi mbështetje për këtë dialog.
Gjithashtu të enjten, komandanti turk i forcave tokësore gjenerali Ilker Basbug tha se Turqia dhe Irani po ndajnë inteligjencën dhe kanë kryer sulme të përbashkëta kundër kampeve të PKK në Irakun e veriut. "Kur ata nisin një operacion, edhe ne bëjmë të njëjtën gjë," tha gjenerali mënjanë një konference sigurie në Stamboll. (Zaman - 06/06/08; AP, CBS, Reuters - 05/06/08)