Partitë kryesore boshnjake do të formojnë ekip të përbashkët për zgjedhjet lokale në RS

06/06/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Kohët e fundit marëdhëniet midis dy partive më të mëdha boshnjake, Partisë për BiH (SBiH) dhe Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), nuk gjetën pengesa për arritjen e një marrëveshjeje të enjten (5 qershor). mbi pjesëmarrjen e përbashkët në zgjedhjet lokale në Republikën Serpska (RS). BiH mban zgjedhjet lokale në 5 tetor. Të dy partitë thanë se në bashkitë ku nuk ekziston marrëveshja, ato do të formonin listat e kandidatëve bazuar në rezultatet e zgjedhjeve bashkiake të 2004 ose të zgjedhjeve të përgjithshme të 2006. Partitë ranë gjithashtu dakord që SDA do të zgjidhte një kandidat për kryebashkiakun e Srebrenicës ndërsa SBiH do të zgjidhte një për kryebashkiakun e Prijedor. Këto janë dy qytetet e RS me popullsi më të madh boshnjake. (Dnevni Avaz - 06/06/08; RTRS - 05/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading