03/06/2008
UASHINGTON, Shtetet e Bashkuara -- Ka hyrë në fuqi një marrëveshje për bashkëpunimin në përdorimin paqësor të energjisë bërthamore midis SHBA dhe Turqisë, tha të hënën (2 qershor) zëdhënësi i departamentit të shtetit të SHBA, Sean McCormack. Dokumenti hyri në fuqi pas një shkëmbimi notash diplomatike midis Uashingtonit dhe Ankarasë. Ky është një "kuadër tërësor për bashkëpunimin bërthamor paqësor" midis vendeve "që kanë rënë dakord për kushtet jo-përhapëse dhe kontrollet", tha në një deklaratë departamenti i shtetit. Marrëveshja ka një afat 15 vjeçar me një opsion për shtyrje automatike për pesë vjet të tjera, po qe se asnjë palë nuk do që ta përfundojë atë. (US State Department website, ITAR-TASS, Xinhua, Hurriyet, AP, UPI - 02/06/08)