03/06/2008
ZAGREB, Kroaci -- Kryeministri Ivo Sanader tha të hënën (2 qershor) se ka në plan të hapë një debat publik mbi projektin e tubacionit Druzba Adria. Sanader pranoi se ndërsa Bashkimi i tij qeverisës Demokratik Kroat qe kundër projektit në të kaluarën, situata e tanishme do të thotë se Kroacia nuk mundet më të sigurojë energji të lirë. Projekti do t'i ofronte naftë ruse Kroacisë nëprmjet një tubacioni që kalonte nëpërmjet Bjellorusisë, Ukrainës, Sllovakisë, Hungarisë dhe Kroacisë. Ka gjithashtu një opsion për të transportuar naftën nëpërmjet porteve kroate në Evropën Perëndimore dhe SHBA, duke i dhënë Kroacisë të ardhura nga pagesat e tranzitit. Meraku më i madh rreth projektit është mjedisor pasi baseni i Jadranit ku do të përfundojë tubacioni, ndeshet ndërkohë me një kërcënim ndotjeje. Kritikët thonë se një tubacion i ri vetëm do ta përkeqësojë situatën. (Vecernji List, Monitor - 02/06/08)