03/06/2008
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Kryeministri Nikola Spiriç u takua të hënën (2 qershor) me Marek Belka, sekretar ekzekutiv i Komisionit Ekonomik të OKB-së për Evropën (UNECE). Belka e siguroi BiH për mbështetjen e UNECE për ofertën e saj për t'u bashkuar me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) dhe ofroi ndihmë në përgatitjet për anëtarësimin në OBT. Belka vlerësoi nënshkrimin që vjen të marrëveshjes së stabilizimit dhe shoqërimit të BiH me BE. Nga ana e tij, Spiriç vuri në dukje se situata makroekonomike në vend është e qëndrueshme dhe se investimet e huaja në BiH u trefishuan vitin e kaluar. (Dnevni Avaz - 03/06/08; Fena - 02/06/08)