03/06/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Qeveria hodhi poshtë të hënën (2 qershor) çdo nocion për ngritjen e strukturave komunale paralale për serbët e Kosovës si rezultat i zgjedhjeve lokale dhe parlamentare të Serbisë në 11 maj. "Ngritja e strukturave paralele në nivel lokal është e papranueshme dhe e pafrutshme," i tha parlamentit nënkryeministri Ramë Manaj. Ligjbërësit kishin kërkuar për një qëndrim të fortë ndaj planit të Serbisë.
Gjithashtu të hënën, kryetari i parlamentit Jakup Krasniqi u kërkoi autoriteteve në Maqedoninë fqinjë të zhvleftësojnë zgjedhjet e përgjithshme të së dielës sepse ato nuk qenë të lira e demokratike. "Paraushtarakët me uniforma shpërdoruan votimin dhe mbushën kutitë e votimit," tha Krasniqi. Ai shtoi se institucionet e Kosovës janë të shqetësuara nga ngjarjet në Maqedoni për shkak se zgjedhjet, të prishura nga dhuna e parregullsitë, nuk kontribuan në stabilitetin rajonal. (Koha Ditore, Express, Zeri, Telegrafi - 03/06/08)