OSBE sheh "shkelje masive" në zgjedhjet parlamentare maqedonase

03/06/2008

SHKUP, Maqedoni -- Vëzhguesit nga OSBE thanë të hënën (2 qershor) se shkeljet masive prishën zgjedhjet e parakohshme të së dielës. Në një deklarim zyrtar OSBE përshkroi manipulimin e votave, frikësimin dhe mashtrimin, më së shumti brenda zonave etnike shqiptare. Vëzhguesit vunë në dukje se dhuna në 30 qendra votimi pengoi disa nga hedhja e votave. Dhuna e ditës zgjedhore vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë. Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski njoftoi se u bënë 28 arrestime.

OSBE përfundoi gjithashtu se anembanë fushatës, media favorizoi përgjithësisht VMRO-DPMNE qeverisëse e cila fitoi të dielën një shumicë qeverisëse të drejtpërdrejtë. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer shprehu shqetësim të thellë të hënën, duke thënë:"Vendet që punojnë për anëtarësimin në NATO duhet të bëjnë çdo përpjekje për të përmbushur standardet demokratike të Aleancës." Dështimi i Maqedonisë për të fituar një ftesë për anëtarësim në prill, shpuri në zgjedhje të parakohshme. (Vecer - 03/06/08; RBC, AFP, A1, Xinhua - 02/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading