Ambasadori britanik në BiH thotë se zyra e OHR nuk do të mbyllet këtë muaj

02/06/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Bordi drejtues i Këshillit të Zbatimit të Paqes (PIC) nuk pritet të mbyllë Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) dhe ta transformojë atë në një zyrë të BE në takimin e vet të rregullt tremujor të këtij muaji. Ambasadori britanik në BiH Matthew Rycroft tha në Dnevni Avaz të së dielës (1 qershor) se PIC ka vënë pesë kushte dhe dy objektiva për mbylljen e OHR. Edhe pse ai pranoi përparimin në disa fusha, kushtet mbeten të pa plotësuara, tha ai. I pyetur të komentojë mbi parashikimet e një mbylljeje në tetor, Rycroft theksoi se gjithshka varet nga vullneti i politikanëve të BiH për të zbatuar reformat e nevojshme.

OHR duhej të mbaronte misionin e vet në qershor 2007 por anëtarët e PIC vendosën se trazira politike rreth policisë dhe reformave kushtetuese e lanë BiH jo në gjendje të qeveriset vetë. PIC përcaktoi pesë çështje kryesore që duheshin adresuar në afat të shkurtër: ndarjen e pronës shtetërore, zgjidhjen për pronën e mbrojtjes, kompletimin e vendimit përfundimtar të Brcko, qëndrueshmërinë fiskale dhe fortifikimin e rendit të ligjit. Përveç këtyre, dy kushte të tjera kërkojnë përmbushje përpara tranzicionit të zyrës: nënshkrimi i një marrëveshjeje stabilizimi dhe shoqërimi me BE dhe një vlerësim pozitiv i situatës politike në BiH nga bordi drejtues i PIC. (Dnevni Avaz, RTRS - 01/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading