01/06/2008
UASHINGTON, Shtetet e Bashkuara -- Presidenti Xhorxh W. Bush lajmëroi të premten (30 maj) një seri sanksionesh kundër Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Masat bazohen në një ligj që lufton tregtinë e drogës, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë. Qytetarët dhe kompanitë e SHBA-së janë të ndaluar nga çdo lloj marrëdhënie financiare ose ekonomike me strukturat e lidhura me PKK. Të gjitha llogaritë e lidhura me organizatën në bankat e SHBA-së janë ngrirë. PKK është tashmë në listat e SHBA-së të organizatave terroriste, anëtarët e të cilës bëhen automatikisht subjek i sanksioneve ekonomike. Sipas shërbimeve speciale amerikane dhe turke, një burim financimi për aktivitetet e PKK-së është trafikimi i drogës në tregjet perëndimore. (Reuters, AFP, BBC - 30/05/08)