30/05/2008
HAGË, Hollandë -- Një serb i akuzuar për shpërfillje të gjykatës nuk pranoi fajin të enjten (29 maj) në gjykatën e krimeve të luftës në Hagë. Ljubisha Petkoviç, 56 vjeç u akuzua pas refuzimit për të dëshmuar në prill në një gjyq të kreut ultranacionalist serb Vojislav Sheshelj. Petkoviç ishte komandant i shtabit të luftës të Partisë Radikale Serbe të Sheshelj, në 1991. Policia e arrestoi atë të mërkurën dhe e transferoi në njësinë e paraburgimit të Hagës. Sheshelj është në gjyq për nxitje të nacionalizmit dhe të spastrimit etnik në ish Jugosllavi në krye të viteve 1990, si dhe për vrasje, tortura, burgime dhe deportime. (AFP, AKI, UN website, Beta - 29/05/08; Reuters - 28/05/08)