Paneli shqiptar i anti-korrupsionit do të kontrollojë 152 zyrtarë

27/05/2008

TIRANË, Shqipëri -- Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin (ILDK) tha të hënën (26 maj) se do të hetojë pasuritë e 152 zyrtarëve të zgjedhur rastësisht. Midis tyre janë nënkryeministra, anëtarë të parlamentit, ambasadorë, prokurorë dhe gjykatës. ILDK do të kontrollojë nëpërmjet informacionit pronat e paluajtëshme, llogaritë bankare dhe pasuritë e tjera, duke parë për konflikte të mundshme interesi.

Në lajme të tjera të hënën, Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda liroi kreun e zyrës së taksave të vendit, Arben Sefgjini, i cili ishte nën arrest shtëpie për torturë dhe vrasje. Gjykata e Apelit thotë se Sefgjini nuk përbën rrezik ikjeje. Ai dhe tre kolegë të mëparshëm ndeshen me akuza për torturimin dhe vrasjen e Remzi Hoxhës, një shqiptar maqedonas. (BBC, Koha Jone, Shekulli - 27/05/08; Alsat, VOA, Telegrafi, BalkanInsight - 26/05/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading