27/05/2008
BRUKSEL, Belgjikë -- Franko Fratini, ish komisioneri i drejtësisë i BE i cili është tani ministri i jashtëm i Italisë, nuk pret sanksionet më të mundshme serioze kundër Bullgarisë për korrupsionin. Nga Brukseli, ku mori pjesë në samitin e ministrave të jashtëm të BE, ai tha se nën artikullin 7 të Traktatit të Nisës, Bullgaria mund të pësonte mohimin e disa të drejtave të anëtarësisë në BE në qoftë se ka prova që ajo ka shkelur parimet bazë. Megjithatë, vendimi kërkon një votim njëzëri, gjë që nuk ka gjasa, sipas Fratinit. Javën e shkuar, Reuters raportoi se KE do të pezullojë aksesin e Bullgarisë ndaj 500 milion eurove në fonde të BE, lidhur me çështjet e korrupsionit. (Trud, Dnevnik - 27/05/08; bTV, BTA, BNR - 26/05/08)