Haradinaj rrit kritikën për qeverinë e Kosovës

26/05/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Qeveria e tanishme është e paaftë dhe e korruptuar, tha të shtunën (24 maj) Ramush Haradinaj, një ish kryeministër dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. "Për fat të keq, Kosova po drejtohet nga të korruptuarit të cilët janë të njohur mirë nga populli për keqbërjet e tyre në të shkuarën," tha ai. Ai kritikoi gjithashtu krerët e shtetit për "situatën e palejueshme ku pushteti i shtetit nuk funksionon anembanë territorit", duke ju referuar pjesëve veriore të Kosovës ku serbët refuzojnë të njohin juridiksionin e qeverisë. Haradinaj u kthye në politikën e Kosovës një muaj më parë pasi u lirua nga gjykata e Hagës, për krimet e luftës. (Express, Koha Ditore - 25/05/08; KTV, RTK - 24/05/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading