Topi i Shqipërisë kërkon lidhje më të ngushta me Izraelin

15/05/2008

JERUZALEM, Izrael -- Presidenti shqiptar Bamir Topi ishte në Izrael të mërkurën (14 maj) duke shënuar 60 vjetorin e themelimit të vendit. Ai bëri thirrje për më tepër bashkëpunim të ndërsjelltë dhe theksoi rëndësinë e hapjes së një ambasade të ardhshme të Izraelit në Tiranë. Nga ana e saj, ministrja e jashtme e Izraelit Tzipi Livni vlerësoi Shqipërinë për mbështetjen e stabilitetit dhe paqes në rajon.

Të martën, Topi ndoqi një konferencë ndërkombëtare në Izrael ku diskutoi harmoninë midis feve të ndryshme. "Toleranca është një pjesë e Shqipërisë, pjesë e identitetit shqiptar," tha ai. (BalkanWeb, Top Channel - 14/05/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading