15/05/2008
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Përfaqësuesit të Lartë Miroslav Lajçak i mungon autoriteti për të ndërhyrë në çështjen e borxhit të kursimeve në valutë të huaj, tha të mërkurën (14 maj) kryeministri i Republika Srpska (RS) Milorad Dodik. Por as Gjykata Kushtetuese, tha ai, nuk ka autoritetin të vendosë gjë. Në vend të kësaj, sugjeroi ai, institucionet lokale duhet të zgjidhin problemin, Më parë këtë javë, Lajçak i kërkoi Gjykatës t'i drejtohet çështjes së dalë nga prania e dy ligjeve, në nivele të ndryshme pushteti, që kanë të bëjnë me borxhin e ngrirë të valutës së huaj. Rregullimi i borxheve të vjetra të kursimeve ishte fillimisht nën kompetencat e nivelit shtetëror. megjithatë, në janarin e fundit, RS miratoi legjislacionin e vet dhe futi një sistem më vete që cënon ligjin e BiH, sipas zyrës së Lajçak. (RTRS, SRNA - 14/05/08)