Tarikeanu i Rumanisë thotë se masat italiane të emigracionit nuk do të synonin shtetasit e BE

15/05/2008

BUKURESHT, Rumani -- Kryeministri Kalin Popesku Tarikeanu tha të mërkurën (14 maj) se masat e reja që Italia ka në plan të marrë kundër emigracionit ilegal nuk do të prekin shtetasit e BE. Ky përcaktim pasoi atë që ai e quajti si një bisedë telefonike "pozitive" me ministrin e jashtëm italian Franko Fratini. "[Fratini] më informoi se seria e masave lidhur me emigracionin që autoritetet italiane po përgatisin, synojnë shtetasit e vendeve që nuk janë anëtarë të BE," tha Tarikeanu. Bukureshti është merakosur se mos nismat synojnë më së pari shtetasit rumunë, pas një sërë krimesh të profilit të lartë. Të hënën, Tarikeanu i kërkoi ministrit të brendshëm Kristian David të vizitojë Romën "urgjentisht" për të diskutuar masat e planifikuara nga qeveria e Silvio Berluskonit. (Nine o'clock - 15/05/08; Mediafax, Rompres, Hotnews.ro - 14/05/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading