15/05/2008
MOSKË, Rusi -- Ministri i jashtëm Sergej Lavrov thotë se qeveritë e Rusisë, Indisë dhe Kinës duan të gjitha të shohin rinisjen e bisedimeve midis Beogradit e Prishtinës mbi statusin përfundimntar të Kosovës edhe pse Prishtina shpalli pavarësinë gati tre muaj më parë. Pas një takimi tri-palësh të enjten (15 maj) në Ekaterinburg midis ministrave të jashtëm të të tre vendeve, Lavrov tha: "Ne mendojmë se [Kosova] duhet të zgjidhet vetëm bazuar në ligjin ndërkombëtar. Deklarata e njëanshme e Kosovës kundërshton rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së."
Më vete, të mërkurën, Serbia njoftoi kundërshtimin e saj ndaj planeve të NATO për të trainuar forcat e sigurisë së Kosovës. Shefi i shtabit të përgjithshëm serb, Zdravko Ponosh tregoi qëndrimin mënjanë një takimi të rregullt të shefave të shtabeve nga 26 aleatë të NATO-s në Bruksel. Ai vuri në dukje megjithatë se pavarësisht nga dallimet që Serbia ka me shumicën e vendeve anëtare të NATO-s lidhur me statusin e Kosovës, Beogradi do të vazhdojë bashkëpunimin me aleancën në reformimin e ushtrisë së saj. (ITAR-TASS, BTA, Vesti - 15/05/08; AP, RIA Novosti, Beta, Tanjug, Blic - 14/05/08)