UNMIK do të injorojë rezultatet e zgjedhjeve serbe në Kosovë

15/05/2008

PRISHTINË, Kosovë -- UNMIK po refuzon të njohë fituesit e zgjedhjeve lokale të fundjavës mbajtur në Kosovë duke këmbëngulur se rezultatet janë të paligjshme. "Asnjë nga të zgjedhurit në këto zgjedhje nuk do të jetë partner i UNMIK," tha të mërkurën (14 maj) zëdhënësi i UNMIK Aleksander Ivanko. "Ne do të flasim vetëm me përfaqësuesit e caktuar nga shefi i UNMIK Joachim Ruecker në pesë komunat me shumicë serbe," shtoi ai. Ndërsa përsëriste se përpjekjet e Serbisë cënuan detyrimet e saj ndërkombëtare, ai tha se UNMIK do që të vendosë marrëdhënie të mira me qeverinë në Beograd.

Në lajme të tjera, ministri i jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni vazhdon turnenë e tij nëpër Amerikën Qendrore, duke kërkuar njohjen e shtetit të ri të Kosovës. Të mërkurën, Hyseni ishte në Panama, duke takuar ambasadorë dhe diplomatë që përfaqësojnë Belize, Guetemalën, Nikaraguan dhe Kosta Rikën. Ai i informoi ata mbi zhvillimet në Kosovë që kur Prishtina shpalli pavarësinë në 17 shkurt, duke theksuar veprimet për të mbrojtur pakicat. (RTK, BBC, Telegrafi, KTV - 14/05/08; Koha Ditore, Zeri - 13/05/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading