14/05/2008
BUKURESHT, Rumani -- Më tepër se 150 kamionistë bllokuan unazën rreth Bukureshtit me makinat e tyre të martën mbrëma (13 maj). Shoferët po kërcënojnë të bllokojnë trafikun në qendër të Bukureshtit në qoftë se nuk përmbushen kërkesat e tyre për të hequr pagesat e rrugës. Ata duan gjithashtu më tepër transparencë në mbledhjen e pagesave të karburanbtit dhe një përtëritje të zonave të pushimit. Si kryeministri Kalin Popesku Tarikeanu dhe ministri i transportit Ludovik Urban refuzojnë të diskutojnë kërkesat e tyre. Protesta e së martës erdhi pas një veprimi të ngjashëm ditën e mëparshme. Një muaj më parë, kamionistët me rimorkio bënë një seri protestash në Bukuresht dhe 18 qytete anembanë vendit. Ata qenë kundër një mase të qeverisë për të mbledhur dy lloj pagesash, një për rrugët nacionale dhe një për udhëshpejtat. Kamionistët thonë se Rumania është i vetmi anëtar i BE që mbledh pagesat dy herë. (Nine O'clock - 14/05/08; Mediafax, Rompres, Hotnews.ro, Antena 3 - 13/05/08)