Katër serbë të Kosovës akuzuar për kërcënim të zyrtarëve të UNMIK dhe KFOR

14/05/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Katër serbë nga Gorazhdevac në Kosovën perëndimore ndeshen me akuzat e kërcënimit të shefit të UNMIK Joachim Ruecker dhe komandantit të KFOR Xavier de Marnhac gjatë një vizte në dhjetor nga zyrtarët në Gorazhdevac, menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë. Milivoje Zdravkoviç, Dushan Mihajloviç, Miliç Miliçeviç dhe Radojko Duniç thuhet se bënë kërcënime kundër personelit të OKB-së dhe të tjerëve që i shoqëronin ata.

Në lajme të tjera të martën (13 maj), de Marnhac përsëriti se vendosja e KFOR është në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe tha se misioni po pret urdhëra të reja pasi kushtetuta të hyjë në fuqi në 15 qershor. "Ne jemi të vendosur të vazhdojmë misionin tonë pavarësisht nga çdo rrethanë që mund të ndodhë," tha ai gjatë një vizite në komunën e Vitit. (Express, Koha Ditore, Lajm - 14/05/08; Telegrafi, RTK - 13/05/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading