Përfaqësuesi i Lartë Lajçak pret që BiH të nënshkruajë SAA në 16 qershor

14/05/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak thotë se është 99.9% i sigurt se BiH do të nënshkruajë marrëveshjen e saj të stabilizimit dhe shoqërimit (SAA) me BE në 16 qershor. Ai shtoi të martën (13 maj) se zbatimi i marrëveshjes dhe ndjekja e procesit të integrimit në BE në përgjithësi, do të demonstrojë shkallën në të cilën institucionet e BiH janë të afta të menazhojnë efektivisht procesin dhe të përmbushin detyrimet e tyre. Vëzhguesit fillimisht e prisnin nënshkrimin në fund të prillit. BE ja hedh fajin për vonesën përkthimit të ngadalshëm të dokumenteve. (RTRS, SRNA, Dnevni Avaz, Onasa - 13/05/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading