Formohet zyrtarisht partia e Demokracisë së Re Bullgare

12/05/2008

SOFJE, Bullgari -- Vendi ka një parti të re politike që nga e diela (11 maj). Ish anëtarë të Lëvizjes Kombëtare për Stabilitetin dhe Përparimin (NDSV) krijuan partinë Demokracia e Re Bullgare (BND) për të protestuar ndaj krerëve të NDSV të zgjedhur gjatë kongresit të partisë verën e kaluar. Anëtarët e parlamentit të lidhur me BND kanë mbajtur anën e opozitës gjatë disa muajve të fundit, duke ju kundërvënë kabinetit në dy vota mosbesimi. BND e ka pozicionuar veten në qendrën e djathtë, me shpresë për të formuar një partneritet me partitë e tjera të qendrës së djathtë.

Në lajme të tjera, Komisioni Evropian (KE) po rrit retorikën e vet kundër Bullgarisë lidhur me përdorimin e fondeve të BE. Të dielën, Michael Lee, drejtor i përgjithshëm i drejtorisë së zgjerimit të BE, lëshoi një afat përfundimtar për 16 qershorin që Bullgaria të provojë se është e aftë të menazhojë fondet e BE. Po të mos ndodhë kjo, KE do të rivendosë kontrollin e plotë mbi miratimin e fondeve për Bullgarinë siç ishte rasti përpara se vendi të bëhej një anëtar i BE. (24 Chasa, Trud, Dnevnik, Sega, Insurance.bg, BGNES, Netinfo - 12/05/08; BGNES, Darik - 11/05/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading