11/05/2008
ANKARA, Turqi -- Ushtria filloi një sulmi të ri ajëror kundër bazave që pretendohen se janë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Irakun e veriut të shtunën (10 maj), u shpreh në një deklaratë të djelën Shtabi i Përgjithshëm. Operacioni u zhvillua në rajonin e Avasin-Basyan. Sulmi i ri erdhi mbas përplasjeve të premten midis ushtrisë dhe anëtarëve të PKK-së, gjatë së cilave gjashtë ushtarë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën. Nëntëmbëdhjetë terroristë të PKK-së u vranë në këtë operacion, i cili u zhvillua mbasi një grup anëtarësh të PKK-së sulmuan një patrullë të policisë.
Ndërkohë, katër njerëz dhe rreth një duzinë u plagosën në tre shpërthime të veçanta në provincat e Batman, Bingol dhe Siirt. Shpërthimi i parë përmbysi një minibus të mbushur me fshatarë në qytetin e Sason në provincën e Batman, duke vrarë katër njerëz dhe duke plagosur pesë të tjerë. Shpërthimi i dytë plagosi një oficer ushtarak dhe një anëtar të rojeve të fshatit. Shpërthimi i tretë goditi një automjet të ushtrisë duke plagosur tre ushtarë në Bingol. Autoritetet turke kanë fajësuar ekstremistët kurd për këto incidente. (RIA Novosti - 11/05/08; Anadolu news agency, AFP, Reuters, AP, Zaman, DPA, Hurriyet, AFP, BBC - 10/05/08; Anadolu news agency, Xinhua, Hurriyet - 09/05/08)