30/04/2008
ANKARA, Turqi -- Ushtria njoftoi të martën (29 prill) se kishte vrarë një numër të madh militantësh kurdë në goditjet ajrore në Irakun e veriut javën e shkuar, por nuk dha një shifër të saktë. Ushtarakët thanë se 43 avionë turq morën pjesë në sulmet ajrore të premten dhe të shtunën kundër pozicioneve të Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në rajonet Zap, Avashin dhe Khakurk. Forcat turke shkatërruan më tepër se 100 baza të dyshuara të PKK të përdorura për të planifikuar sulme, sipas ushtrisë. (Sabah, Turkish Press, Zaman - 30/04/08; AFP - 29/04/08)