19/09/2007
ATHINË, Greqi -- Kryeministri Kostas Karamanlis shpërfaqi të martën (18 shtator) kabinetin e tij të ri. Ai përfshin 17 ministra, dy më pak se administrata e tij e mëparshme. Karamanlis ka vendosur të bashkojë ministrinë e brendshme dhe atë të rendit publik dhe ta bëjë ministrin e brendshëm Prokopis Pavlopulos si shef të departamnetit. Ministria e marinës tregtare është bashkuar me ministrinë e politikës ishullore dhe të Egjeut.
Siç pritej, ministrja e jashtme Dora Bakojanis, ministri i finanacave George Alogoskufis dhe ministri i mbrojtjes Evangelos Meimarakis, mbajnë postet e tyre. Portofolet e drejtësisë, arsimit, transportit, bujqësisë, zhvillimit dhe kulturës, kanë ndërruar duar. Parlamenti pritet të miratojë kabinetin të mërkurën vonë. (Reuters, AFP, Xinhua, Focus, ERT, ANA-MPA, DPA - 18/09/07)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes