Karamanlis merr mandatin për të formuar qeverinë e ardhshme greke

18/09/2007

ATHINË, Greqi -- Presidenti Karolos Papulias i kërkoi të hënën (17 shtator) kryeministrit Kostas Karamanlis të formojë qeverinë e ardhshme greke pas konfirmimit zyrtar se Demokracia e Re e tij kishte fituar zgjedhjet e së dielës me një diferencë të ngushtë. Karamanlis do të ketë tre ditë për të paraqitur ministrat e tij të rinj. Ai tha se kabineti i tij i ardhshëm do të jetë më i vogël dhe do të përfshijë emra të rinj. Ekspertët presin që ministrja e jashtme Dora Bakojanis dhe ministri i financave George Alogoskufis të mbajnë postet e tyre. Megjithatë, ministri i rendit publik mund të zëvendësohet për shkak të reagimit të papërshtatëshëm të departamentit të zjarrifikësve ndaj zjarreve që rrënuan vendin në gusht. Ndryshimi ka gjasë gjithashtu në ministrinë e arsimit.

Demokracia e Re do të mbajë 152 vende në parlamentin 300 vendesh ndërsa opozita kryesore PASOK do të ketë 102 vende, një humbje prej 15 vendesh për partinë. Komunistët do të kenë 22 vende, Koalicioni i Majtë 14, dhe partia LAOS e ekstremit të djathtë, 10 vende. (Logos, Eleftheros Typos- 18/09/07; Reuters, AP, AFP, DW, Bloomberg, ERT, ANA-MPA, ITAR-TASS - 17/09/07)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment