Partia e re GERB fiton ngushtë zgjedhjet e para të Bullgarisë për në Parlamentin Evropian

21/05/2007

SOFJE, Bullgari -- Partia e formuar së fundi nga kryebashkiaku i Sofjes Bojko Borisov, Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB) fitoi ngushtë zgjedhjet e para të Bullgarisë për Parlemantin Evropian (PE), njoftoi Komisioni Zgjedhor të hënën (21 maj). GERB përfundoi me 21.69% të votave, duke lënë pas Partinë qeverisëse Socialiste Bullgare (BSP) e cila mori 21.41% dhe Lëvizjen për të Drejta e Liri me mbizotërim kryesisht etnik turk (MRF), një partner i vogël i qeverisë, me 20.65%. Secila nga tre partitë kryesuese mund të marrë pesë nga 18 vendet e Bullgarisë në PE. Shpërndarja zyrtare e vendeve pritet të njoftohet të mërkurën.

Koalicioni i opozitës ultranacionaliste Sulmi që ishte e katërta me 14.22% dhe aleati i dytë i kabinetit, NMS-II që pasoi me 6.26%, priten gjithashtu të marrin vende në PE. Asnjë nga partitë e tjera, duke përfshirë tre parti të vogla të djathta të opozitës nuk arritën të kalojnë pragun e zgjedhjeve i cili rezultoi në dorëheqjen e kreut të Demokratëve për Bullgarinë e Fortë.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte vetëm 28.6%, niveli më i ulët i regjistruar që nga viti 1990. Analistët thonë se votuesit mund ta kenë ndëshkuar BSP për skandalin në vazhdim që përfshin zyrtarë të lartë të qeverisë dhe inteligjencës. (Sega, bTV, Darik, Dnevnik, Reuters, AP, UPI, BNR - 21/05/07)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment