22/06/2006
MUNIH, Gjermani -- Serbi-Mali i Zi e përfundoi garën e vet në grupin C të Kupës Botërore të mërkurën (21 qershor) me një humbje të ngushtë nga Bregu i Fildishtë pas kryesimit të shumicës së ndeshjes. Në një pjesë të parë të gjallë, Serbi-Mali i Zi shënoi gola por ekipi afrikan kontrolloi topin. Zotërimi i topit nga Bregu i Fildishtë arriti 70 përqind në një pikë.
Serbi-Mali i Zi hapi shënimin në minutën e 10-të kur Nikola Zigiç kapi një pas nga Dejan Stankoviç dhe pastaj kaloi pas një mbrojtësi dhe portjerit të Bregut, Bubakar Berri, për të shënuar. Goli i dytë i Serbi-Malit të Zi erdhi në minutën e 20-të kur Siril Demoro bëri një gabim të rëndë në zonën e tij të penalltisë, duke e lejuar Zigiç të kapë topin. Ai e pasoi atë pas te Sasha Iliç i cili dyfishoi rezultatin për kryesimin e skuadrës së tij.
Nuk ishte e lehtë megjithatë për skuadrën ballkanike, pasi Bregu i Fildishtë vazhdoi të organizonte sulme të rrezikshme deri në minutën e 35-të kur Milan Dudiç preku me dorë topin brenda zonës dhe arbitri meksikan Marko Rodriguez dha një penallti dhe një karton të verdhë për kundravajtësin. Aruna Dindane bëri goditjen dhe e dërgoi topin ulët në të majtë të portjerit të Serbi-Malit të Zi, Dragoslav Jevriç dhe në rrjetë. Rodriguez kërkoi përsëritje për shkak të shkeljes së rregullave nga serbët. Dindane e goditi përsëri topin në po të njëjtën mënyrë që kishte bërë një minutë më parë dhe e çoi rezultatin në 2-1.
Për Serbi-Malin e Zi fatkeqësia erdhi në minutën e parë pas ndërprerjes kur Albert Nadj bëri një ndërhyrje të pakujdesshme në këmbët e Kader Keita për të marrë dënimin e dytë të tij gjatë ndeshjes dhe një karton të kuq. Ai kishte hyrë si zëvendësim për Mladen Krstajiç vetëm 30 minuta më parë.
Serbi-Mali i Zi hasi një pjesë të dytë të vështirë me dhjetë lojtarë në fushë. Bregasit kontrolluan topin përsëri dhe erdhën pranë shënimit në minutën e 62-të kur Bles Kuasi lëshoi një gjuajtje nga më shumë se 30 metra por goditi shtyllën. E pashmangëshmja ndodhi në minutën e 67-të kur krosimi i Kader Keitas u dërgua me kokë nga Dindane në qoshen e rrjetës. Edhe pse afrikanët bënin presion për fitore, Serbi-Mali i Zi pati një tjetër mundësi të përkryer për të shkuar përpara: një goditje e lirë nga Predrag Gjorgjeviç në minutën e 77-të e gjeti të zbuluar Dejan Stankoviç por goditja e tij me kokë doli jashtë. Në minutën e 86-të, Dudiç përsëri preku topin me dorë dhe Rodriguez dha një penallti të dytë për Bregasit të cilën Bonaventure Kalou e ktheu në golin e fitores për skuadrën e vet. (Nga Ivan Çomakov për Southeast European Times)
Formacionet:
Bregu i Fildishtë: Bubakar Berri, Emanuel Eboue, Siril Domoro (kapiten), Bles Kuasi, Arthur Boka, Didier Zokora, Kader Keita (Bonaventure Kalou 73), Jaja Toure, Kanga Akale (Bakari Kone 60), Aruna Dindane, Arouna Kone
Serbi-Mali i Zi: Dragoslav Jevriç, Nenad Gjorgjeviç, Goran Gavrançiç, Mladen Krstajiç (Albert Nadj 16), Milan Dudiç, Igor Duljaj, Dejan Stankoviç (kapiten), Ivan Ergiç, Sasha Iliç, Predrag Gjorgjevic - Nikola Zigiç (Savo Miloseviç 67)
Arbitër: Marko Rodriguez (Meksikë)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes