Trajneri i Serbisë-Malit të Zi heq dorë pas katastrofës së Kupës Botërore

18/06/2006

BEOGRAD, Serbi -- Trajeneri i ekipit të futbollit të Serbisë-Malit të Zi, Ilija Petkoviç lajmëroi të shtunën (17 qershor) se ai do të japi dorëheqjen pas humbjes katastrofike të skuadrës 6-0 me Argjentinën. Petkoviç do të rrijë akoma edhe në ndeshjen e fundit të së mërkurës në Gjermani, e cila do të shënojë herën e fundit që Serbia dhe Mali i Zi nxjerrin në fushë një ekip së bashku. Bashkimi i dy vendeve u shpërbë në 21 maj. Po ashtu do të largohen nga kombëtarja kapiteni Savo Millosheviç, mbrojtësi, Mlladen Krstajiç dhe mesfushori Predrag Xhorxheviç. Lajmërimi erdhi mbas kritikave nga mediat e Beogradit. Shumë prej gazetave e quajtën ndeshjen si turp. Petkoviç u ankua se ai ishte nxitur të miratonte një taktikë më sulmuese kundër Argjentinës, duke i lënë vend kundërsulmeve të kundërshtarëve. Ai pranoi gjithashtu se kishte ndarje të papëlqyeshme brenda ekipit.

Në lajmet e tjera, kapiteni kroat Niko Kovaç i hodhi poshtë lajmet e shtypit lidhur me grindje në ekipin e tij. Ai mohoi thashethemet se Ivan Klasniç është përshirë në shkëmbime të nxehta me Josip Simuniç dhe Robert Kovaç. Dado Prso është raportuar gjithashtu se ka kërkuar ndërrime në mesfushën e ekipit, duke veçuar shokun e skuadrës Niko Kranjkar për kritika të forta. Kroacia luan me Japoninë të djelën. (AP, Kyodo - 17/06/06)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment