11/06/2006
LEIPZIG, Gjermani -- Ndeshja e hapjes të Kampionatit Botëror për Serbinë-Malin e Zi mbaroi të dielën (11 qershor) me një humbje të ngushtë 1-0 nga Hollanda. Arjen Roben shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e tetëmbëdhjetë pasi ai mori një pas perfekt nga Robin van Persie në qendër të fushës dhe pastaj dërgoi topin përtej portierit Dragosllav Jevriç. Roben mund të kishte dyfishuar rezultatin gati dy minuta më vonë me një goditje të fortë drejt golit ndaj Serbisë-Malit të Zi, por topi u shmang me mjeshtëri nga Jevriç. Ekipi ballkanas pati rastet e veta me Savo Millosheviç i cili shkoi afër golit disa herë në pjesën e parë.
Pavarsisht nga mjeshtëria e tyre e njohur në manovrimin dhe pasimin e topit, lojtarët e Serbisë-Malit të Zi nuk gjetën anjë herë mundësinë për të çarë mbrojtjen hollandeze. Ekipi rriti ritmin në gjysmën e dytë por krijoi raste të pakëta të vërteta. Arbitri gjerman Markus Merk i dha gjashtë goditje këndi Serbisë-Malit të Zi në 90 minuta por ato nuk i shërbyen ekipit ballkanas. Humbja e vendosi Serbinë-Malin e Zi në një pozicion të rrezikshëm në Grupin C, i njohur gjerësisht si “Grupi i Vdekjes”, pasi duhet të fitojë dy ndeshjet e tjera të ardhshme – kundër Argjentinës dhe Bregut të Fildishtë -- për të kaluar në fazën tjetër. Të shtunën Argjentina mundi ekipin shumë të vlerësuar afrikan 2-1.
Hollanda: Van Der Sar; Van Bronkhorst, Mathijsen (Boulahrouz 86), Oijer, Heitinga; Van Bomel (Landzat 59), Shnaijder, Koku, Van Persie; Van Nistelroi (Kuijt 69), Roben
Serbi-Mali i Zi: Jevriç; N Gjorgjeviç (Koroman 43), Gavrançiç, Krstajiç, Dragutinoviç; Stankoviç, Nadj, Duljaj, P Gjorgjeviç; Kezman (Ljoboja 67), Millosheviç (Zigiç 46)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes