25/01/2005
BERLIN, Gjermani - Një nënkryetar i grupit terrorist KONGRA-GEL është arrestuar në Gjermaninë e jugut, konfirmoi të hënën (24 janar) një zëdhënës për prokurorët në qytetin e Nurembergut. Remzi Kartal u arrestua me një urdhër-arrest lëshuar nga Turqia me dyshimin në pjesëmarrjen në një organizatë terroriste, tha ai. Kartal e kishte bazën në Bruksel por ishte në Gjermani për të ndjekur një funksion kulturor, sipas agjensisë së lajmeve MHA. KONGRA-GEL është emri i ri për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit. (CNN Turk - 25/01/05; AFP - 24/01/05)
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes