Fqinjët ndihmojnë për përmbytjet në Serbi dhe BiH

21/05/2014

Vendet rajonale organizojnë operacione humanitare dhe ofrojnë personel dhe pajisje shumë të nevojshme, ndërsa shtetasit dhurojnë ushqime dhe domosdoshmëri të tjera.

Nga Miki Trajkovski për Southeast European Times në Shkup -- 21/05/2014

photo

Mijëra vetë nga Maqedonia sollën shishe uji, ushqime kutie, veshje dhe sende të tjera në një operacion humanitar ndihme në sheshin qendror të Shkupit për të ndihmuar viktimat në Serbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë. [Miki Trajkovski/SETimes]

Organizatat në Kroaci, Slloveni, Malin e Zi, Maqedoni dhe Turqi po ofrojnë ndihmë humanitare për Serbinë dhe Bosnje dhe Hercegovinën (BiH) pas përmbytjeve katastrofike që vranë dhjetra vetë dhe lanë mijëra pa shtëpi. Vendet kanë dërguar ekipe të trainuara posaçërisht, pajisje, ujë, ushqime, ilaçe dhe vullnetarë tek autoritetet serbe dhe të BiH.

"Asistenca është pjesë e marrëveshjes që ne kemi me institucionet respektive në Serbi dhe BiH lidhur me menaxhimin e krizës. Ne jemi vazhdimisht në kontakt dhe po zbatojmë të gjitha aktivitetet në përputhje me nevojat dhe planet e tyre," tha në një deklaratë qeveria e Malit të Zi.

Maqedonia dërgoi zhytësa, jetëshpëtues dhe alpinistë, anëtarë të njësisë speciale të policisë Tigrat të Maqedonisë, një helikopter Mi-17, 45 pompa uji, 35 gjeneratorë, 3.000 batanije, një ekip mjekësor dhe ilaçe.

"Bazuar në përmasat humanitare të kësaj fatkeqësie ne po ndihmojmë sa të jetë e mundur," i tha SETimesShaban Aliu, drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes e Shpëtimit të Maqedonisë. "Kjo tregon se sa vullnet të mirë dhe bashkëpunim ka midis vendeve rajonale në çdo kohë kur kjo duhet."

Maqedonia furnizoi gjithashtu Serbinë me 80 megavat elektricitet për orë, ndërsa fabrika e shisheve të ujit Kozuvçanka ofroi 30.000 shishe uji.

Firmat telefonike T-Mobile, Një dhe VIP ngritën një linjë dhurimi për shtetasit për të telefonuar dhe dhuruar ekuivalentin e 1,5 euro për çdo thirrje.

Zyrat e Kryqit të Kuq në Kroaci, Malin e Zi, Slloveni dhe Maqedoni organizuan vende dhurimi për veshje, ushqim dhe produkte për higjienën personale.

"Ne hapëm linja telefonike për shtetasit dhe kompanitë për të dhuruar në një fond të posaçëm solidariteti," i tha SETimesSuzana Tuneva, sekretare e Kryqit të Kuq të degës së Shkupit.

Kryqi i Kuq i Maqedonisë ka mbledhur 240 ton ushqime, veshje dhe sende të tjera.

Kroacia, e prekur vetë pjesërisht nga përmbytjet, dërgoi 10 makina zjarrfikëse, barka dhe pajisje shtesë në Serbi bashkë me një ekip të vogël të trainuar posaçërisht nga drejtoria për mbrojtjen dhe shpëtimin. Dy helikopterë ushatarakë kroatë me ekipe dhe ushtarë kanë qenë në dispozicion të autoriteteve të BiH që nga 15 maji.

"Kjo situatë fatkeqësie tregoi një demonstrim të shpejtë të solidaritetit që është i paçmueshëm kur vjen puna te shpëtimi i jetëve dhe kujdesi për njerëzit," i tha SETimesIdriz Brkoviç i ministrisë së sigurisë të BiH.

Për më tepër, komunat binjake dërguan më shumë se 15.000 thasë rëre, 20.000 litra ujë dhe ushqime me kuti. "Ne jemi binjakëzuar me Bijelinën dhe Banja Lukën [në BiH] si dhe me disa komuna në Serbi. Këta njerëz kanë kaluar kohëra shumë të vështira, po ne jemi këtu për të ndihmuar sa herë që të ketë një nevojë," i tha SETimesMaksim Dimitrievski, president i këshillit të komunës së Kumanovës.

Ndihma me shumicë tregon se Ballkani mund të jetë i bashkuar kur kjo duhet më së shumti, tha Sreçko Stejanoviç, president i shoqatës serbe Koshtana.

"Prania e njerëzve nga i gjithë rajoni dhe mbështetja morale e të tjera, tregojnë se Ballkani mund të tregojë humanizëm përkundër të gjitha problemeve që ndesh," i tha Stojanoviç SETimes.

Yjet e sportit e të muzikës përdorin ndikimin e tyre për të gjeneruar vetëdijesim shtesë të nevojës për të ndihmuar njerëzit e prekur. Ekipi kombëtar i volejbollit i Malit të Zi planifikoi një dhurim humanitar përpara një ndeshjeje me Kroacinë të shtunën (17 maj). Disa nga muzikantët më të njohur në Maqedoni, duke përfshirë Karolina Goçeva dhe Vlatko Stefanovski planifikuan një koncert të përbashkët humanitar në 28 maj. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë për viktimat e përmbytjeve.

photo

Autoritetet serbe janë ndihmuar shpesh nga vendet fqinjë në evakuimin e njerëzve. [Nikola Barbutov/SETimes]

Njerëzit kapërcejnë përkatësitë kombëtare gjatë të tilla fatkeqësive natyrore katastrofike, tha Marko Miloshevi, një kërkues në Qendrën për Studime të Sigurisë të Beogradit.

"Një nga nismat më të njohura rajonale përfshin Batalionin Tisa, një formacion ushtarak me anëtarë nga Rumania, Hungaria dhe Ukraina, detyra e të cilit është të parandalojë lumin Tisa nga përmbytja," i tha Milosheviç SETimes.

Turqia ka ndihmuar BiH dhe Serbinë që nga ditët e para të fatkeqësisë, duke asistuar për shpëtimet dhe duke ofruar furnizime, që shkojnë nga bataniet te pajisjet e kuzhinave dhe gjeneratorët e energjisë. Agjencitë e përfshira janë shoqëri bamirësie si dhe qeveritare e ushtarake.

"Një klimë e marrëdhënieve të ngushta dhe bashkëpunimit në çdo fushë mbizotëron midis Turqisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës dhe Serbisë, që ne i konsiderojmë si fqinjët tanë Ballkan," tha në një deklaratë ministria e jashtme e Turqisë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Didem Ekinçi, një eksperte e Ballkanit nga Universiteti Çankaja i Ankarasë, tha se Turqia ka treguar një interes në ndihmën ndaj të prekurve që kur nisi përmbytja dhe këto përpjekje do të vazhdojnë kur uji të bjerë.

"Ka gjithashtu një nevojë për përpjekje të tjera për të ndihmuar njerëzit në rajon të mëkëmbin humbjet e tyre nga një fatkeqësi e tillë e një shkalle të gjerë," tha ajo

Në këtë raport kontribuan korrespondentët Ana Lovakoviç në Sarajevë, Ivana Jovanoviç në Beograd dhe Menekshe Tokjaj në Stamboll.

Çfarë tjetër mund të bëjnë vendet e Ballkanit për të ndihmuar Serbinë dhe Bosnje dhe Hercegovinën t'ia dalin me përmbytjet? Ndani opinionin tuaj në hapësirën e komenteve.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Gjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizminGjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizmin

Gjenerali i lartë i NATO-s tha se vendet në aleancë po bashkëpunojnë për të luftuar ekstremizmin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimiin në Europë (OSBE) po vështron për rrugët për t'iu kundërvënë ekstremizmit në Ballkan. A duhet që qeveritë në rajon të bëjnë më shumë për të ndalur radikalizmin dhe ekstremizmin?

Po
Jo
Nuk e di