Luftëtarë përdorin vdekjen e njeriut si mjet rekrutimi për konfliktin sirian

14/05/2014

Luftëtarë në Siri po përpiqen të përdorin vdekjen e luftëtarëve të huaj si provë se çështja e tyre ka përkrahje të gjerë, duke ndërlikuar përpjekjet e vendeve të tjera për të mos lejuar që qytetarët e tyre të marrin pjesë në konflikt.

Nga Drazhen Remikoviç për Southeast European Times në Sarajevë -- 14/05/14

photo

Mijëra qytetarë evropianë kanë shkuar në Siri për t'u bashkuar me forcat rebelet. [AFP]

Udhëheqës islamikë radikalë po i bëjnë thirrje më shumë publikut të Ballkanit, përmes videove në internet, njoftimeve për shtyp dhe forumeve publike për të ftuar njerëz që të bashkohen me "luftën e shenjtë" në Siri, duke premtuar se do të kenë një jetë më të mirë dhe lavdi. Por thirrje të tilla çojnë vetëm në vdekjen e rekrutëve.

Në fillim të këtij muaji, shqiptari etnik Egzon Avdyli, i cili kishte emigruar në Norvegji nga Shqipëria që fëmijë, u vra duke luftuar në Siri. Thuhet se ai vdiq duke luftuar në rradhët e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit.

Avdyli, një 25 vjeçar nga Osloja, ishte ish-zëdhënës i grupit radikal islamik Uma i Profetit dhe e mbrojti grupin kundër asaj që e quajti një "gjueti shtrigash" më 2012, sipas faqes maqedonas të lajmeve The Independent në internet. Njoftohet se u largua nga Norvegjia drejt Sirisë në fillim të këtij viti.

Ai u quajt martir nga anëtarët e Umma i Profetit. Ubajdullah Husejn, ish-drejtues i grupit, shkroi në Facebook se Avdyli duhet të vlerësohet për "vdekjen më të mirë ... në rrugën e Allahut."

Zyrtarë të FBI-së thanë më 2 maj se numri i luftëtarëve të huaj në Siri është rritur me shpejtësi në muajt e fundit. Lufta në Siri ka larguar nga vendi më shumë se 2.5 milionë njerëz si refugjatë, duke përfshirë më shumë se 720,000 që kanë gjetur strehim në Turqi.

Mes mijëra evropianëve që kanë shkuar në Siri të luftojnë kundër rregjimit të Presidentit Bashar al-Asad, luftëtarë nga vendet e Ballkanit, kryesisht Bosnja dhe Hercegovina (BiH), Kosova and Serbia, po përfshihen gjithnjë e më shumë në konflikt.

Zyrtarë të policisë së BiH thanë se po ndjekin veprimtaritë e lidhura me luftëtarët sirianë.

''Agjencia Shtetërore e Hetimit dhe Mbrojtjes e BiH, në përputhje me Strategjinë për Parandalimin dhe Luftimin e Terrorizmit, mbledh vazhdimisht informacion dhe njohuri në lidhje me largimin e qytetarëve të BiH drejt Sirisë," tha zëdhënësja e agjencisë Kristina Joziç për SETimes. Në fund të muajit të kaluar, BiH futi burgimin me deri në 10 vjet për çdo qytetar që lufton në, ose rekruton për konfliktet jashtë vendit. Ekspertë thanë se rreth 150 boshnjakë konfirmohet se janë larguar drejt Sirisë gjatë vitit të kaluar, 15 prej të cilëve njoftohet se janë vrarë.

"Këta persona kthehen në Bosnjë pas një periudhe kohe dhe përfshihen në veprimtari propaganduese dhe inkurajojnë të tjerë që të kryejnë të njëjtat vepra penale," tha në parlament gjatë paraqitjes së nismës Mirsad Gjugum, një anëtar i Partisë për të Ardhme më të Mirë.

Ekspertët thonë se mesazhet dhe propaganda radikale islamike konfirmojnë se grupet radikale islamike ekzistojnë në Ballkan dhe se rekrutojnë kryesisht të rinj për të luftuar në Siri.

''Vendet ku janë duke vepruar dhe rekrutuar janë xhami, burgje, shkollat ekstreme fetare. Shembulli më radikal deri më tani janë dy vajzat boshnjake nga Viena, të cilat janë vetëm 15 vjeçe. Pyetja kryesore është si do t'i trajtojë shteti këta njerëz kur të kthehen nga lufta," tha për SETimes Xhevad Galijaseviç, ish drejtor i Ekipit të Ekspertëve të Evropës Juglindore për Luftën kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar.

Më shumë se 100 shqiptarë të Kosovës kanë shkuar të luftojnë bashkë me rebelët në Siri, sipas burimeve policore. Parlamenti i Kosovës po shqyrton një projek-tligj që do të ndalojë qytetarët të marrin pjesë në luftrat e huaja.

Studjuesi fetar Faridun Khodizoda tha se të rinjtë nuk e kuptojnë se vdekja si pjesë e një kauze jomorale nuk do t'i çojë në lavdinë që premtojnë luftëtarët.

"Dhe u duket interesante të luajnë luftash," tha Khodizoda.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në prill, policia shqiptare arrestoi Gerti Pashja, 30 vjeç, me dyshime për organizimin e qytetarëve shqiptarë për të luftuar në Siri, sipas Associated Press. Pashja u kap pasi zbriti nga një aeroplan nga Stambolli në Aeroportin e Tiranës. Nëse dënohet, ai përballet me 10 vjet burgim.

U arrestuan gjithashtu shtatë imamë të tjerë të vetë-shpallur që dërgonin shqiptarë në Siri. Të paktën dy shqiptarë kanë vdekur duke luftuar në Siri.

Korrespondenti Nadin Bahrom në Dushanbi kontribuoi për këtë raport.

Ç'farë masash mund të marrin vendet rajonale për të ndaluar islamikët radikalë që të rekrutojnë qytetarë nga Ballkani? Na thoni më poshtë mendimet tuaja.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BERajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BE

Zyrtarët rajonalë thonë se ndryshimet më të fundit të personelit në BE do të kenë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet me Brukselin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A duhet Greqia të ndryshojë trajtimin e imigrantëve ilegalë?

Po
Jo
Nuk e di