Integrimi i Kosovës në BE ka mbështetje publike

12/08/2013

Përqindja e shtetasve të Kosovës që mbështesin rrugën e vendit për në BE u rrit këtë vi, sipas një sondazhi të fundit.

Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë -- 12/08/13

photo

Më shumë se 70 përqind e shtetasve të Kosovës mbështesin futjen e vendit në BE. [AFP]

Popullariteti i integrimit në BE mbetet i lartë në Kosovë, tha zyra e BE-së në Prishtinë pas një sondazhi të fundit që tregoni se në qoftë se do të zhvillohej sot një referendum për bashkimin e Kosovës më BE, 73 përqind e publikut do të votonte po. Kjo është 1 përqind më e lartë sesa një vit më parë.

"Zhvillimet e fundit, si fillimi i bisedimeve mbi marrëveshjen e stabilizimit dhe shoqërimit, mund të jenë një nga arsyet për rritjen e popullaritetit të BE-së në Kosovë. Por mbi të gjitha, kjo është vendosmëria e popullit të Kosovës për të qenë pjesë e BE-së," tha për SETimesFatmire Terdevci, një punonjëse e shtypit në Zyrën e BE-së në Prishtinë.

Shumë besojnë se integrimi i Kosovës në BE është pjesë e një procesi të natyrshëm që nuk ka ndonjë alternativë.

"Zhvillimet e fundit kanë dërguar sinjale të qarta prej Brukselit se rruga evropiane e Kosovës është e sigurtë dhe kjo ka rritur besimin e shtetasve në procesin e integrimit," tha për SETimesRamadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Institutit të Paqes të Kosovës në Prishtinë.

Sondazhi është i treti në një seri të kryer nga UBO Consulting në emër të Shansi i BE-së në Kosovë, një projekt i financuar nga BE.

Sondazhi u krye në qershor dhe përfshiu të gjitha komunitetet e Kosovës. Sondazhet e mëparshme ishin më 2010-të e 2012-të.

Nga të anketuarit, 73 përqind thanë se janë në dijeni se BE ofron ndihmë financiare e teknike në Kosovë, 84 përqind thanë se Kosova duhet të forcojë lidhjet e saj me BE dhe 71 përqind thanë se integrimi në BE do të jetë dobiprurës për Kosovën.

Sipas një deklarate nga zyra e BE-së, shumica e të anketuarve mendojnë se BE do të ndihmojë Kosovën të zgjidhë problemet me korrupsionin, krimin, papunësinë, demokracinë, mbrojtjen, punët e jashtme, teknologjinë e taksat.

Ramadan Ilazi është dakort.

"Roli në rritje i EULEX-it në luftimin e krimit e korrupsionit mund të ketë ndikuar në rritjen e përkrahjes për procesin e integrimit," tha Iliazi, duke shtuar se Kosova do të bëhet më evropiane kur institucionet e vendit të jenë të vetë-mjaftueshme.

Banori i Kosovës Dardan Gjini, një elektricist, mbështeti këtë përfundim

"Kemi nevojë që evropianët të na ndihmojnë, sidomos kur vjen puna tek luftimi i krimit e korrupsionit … jemi shtet i ri, ata kanë përvojë, kanë kaluar para nesh në këto probleme e dinë si t'i trajtojnë ato," tha Gjini për SETimes.

Sipas sondazhit, 53 përqind  thanë se Kosova është gati të  bashkohet me BE e 32 përqind thanë se nuk është. "Kjo tregon pak optimizëm midis të përgjigjurve rreth gatishmërisë së bashkimit me BE, krahasuar me studimin e mëparshëm me 56 përqind që thoshin po e 26 përqind që thoshin jo," sipas rezultateve.

Një nga shqetësimet kryesore të shtetasve të Kosovës lidhur me integrimin është vështirësia në përmbushjen e kritereve të integrimit e të reformës.

Seb Bytyçi, drejtor ekzekutiv i Institutit të Politikës Ballkanike të Kosovës, tha se kjo është e lidhur me vështirësitë që vendi ka pasur në fitimin e liberalizimit të vizave. Bytyçi tha për SETimesse shtetasit janë të shqetësuar lidhur me aftësinë e qeverisë për të kryer punën lidhur me reformat e duhura.

"Si pasojë, më shumë njerëz mendojnë se Kosova nuk është gati për anëtarësim," tha Bytyçi për SETimes.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Mendoj ka shumë detyra të shtëpisë që duhet të kryhen nga qeveria e Kosovës, sidomos lufta ndaj korrupsionit, fuqizimi i gjyqësorit e të drejtat njeriut, mirëpo e rëndësishme është se ka një vetëdije të fuqishme për përgjegjësinë që kanë në këtë aspekt institucionet e Kosovës,” tha Ilazi për SETimes.

Ministrja e Kosovës për Integrimin Evropian Vlora Çitaku tha se qeveria është e vendosur të bëjë pjesën e saj.

"Përkushtimi ynë maksimal është të përfundojmë të gjithë punën e të marrim liberalizimin e vizave sa më shpejt që të jetë e mundur, brenda këtij mandati të Parlamentit e Komisionit Evropian," i tha Çitaku parlamentit së fundmi.

Si do të përfitojë Kosova nga futja në BE? Na thoni mendimet tuaja më poshtë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Serbia, SHBA rritin bashkëpunimin ushtarakSerbia, SHBA rritin bashkëpunimin ushtarak

Reformat ushtarake të Serbisë fitojnë mbështetje nëpërmjet bashkëpunimit të sektorit të mbrojtjes me SHBA.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Besoni ju se një gjykatë e krimeve të luftë e propozuar për Kosovën do të ishte efektive në procedimin e krimeve të dyshuara të luftës kryer nga ish Ushtria Çlirimtare e Kosovës?

Po
Jo
Nuk e di