Integriteti është kryesor në luftën kundër korrupsionit

22/01/2013

Maqedonia mund të krijojë një sistem model për të nxitur integritetin nëpërmjet një shkëmbimi të informacionit nga agjencitë anti-korrupsion.

Nga Klaudija Lutovska për Southeast European Time në Shkup  -- 22/01/13

photo

Rritja e integritetit të institucioneve publike, ashtu si policia e vendit, do të ndihmojë Maqedoninë të luftojë korrupsionin. [AFP]

Me qëllim që të rrisë luftën kundër korrupsionit, institucionet maqedonase dhe OJQ-të duhet të punojnë së bashku për të krijuar një "model integriteti," thanë ekspertët.

"Eshtë e qartë se kemi një nevojë të nxitim bashkëpunimin midis Komisionit të Anti-Korrupsionit, Zyrës së Prokurorisë Publike dhe organizatave të tjera," tha përSETimesMihajlo Manevski, ish-anëtar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

"Duhet të vendoset integriteti [dhe] puna duhet të jetë e dukshme për të komunikuar me publikun e për të krijuar opinion publik," tha përSETimesDragan Malinovski, një ish-anëtar i Komisionit të Anti-Korrupsionit. "Komisioni duhet të jetë një forcë shtytëse e politikave të anti-korrupsionit, e institucioneve për të dhënë paqe, sugjerime, thirrje për transparencë, operacion të fortë e të përgjegjshëm"

Integriteti është një nga konceptet më të rëndësishme në qeverisjen e mirë, tha Sllagjana Taseva, presidente e  Transparency International të Maqedonisë.

Një konferencë e kohëve të fundit u organizua nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, misioni i OSBE-së në Maqedoni e Transparency International Maqedoni.

Projekti është pjesë e planit tyre-vjeçar të OSBE-së për të mbështetur programin kombëtar për Parandalimin dhe Shtypjen e Korrupsionit 2011-2015.

Ambasadorja Natalia Drozd, nënkryetare e misionit të OSBE-së në Maqedoni, tha se konferenca e cila u mbajt në Ohër, ishte një veprimtari kryesore në kuadrin e Programit të Qeverisjes së Mirë, pjesë e një plani afat-gjatë për të mbështetur zbatimin e programit kombëtar për parandalimin e korrupsionit.

"Misioni i OSBE-së në Shkup organizoi konferencën për të ndihmuar në identifikimin e modelit më të përshtatshëm për Maqedoninë, duke mësuar nga përvojat e atyre që kanë kryer tashmë veprimtari të ngjashme në rajon," tha Drozdi përSETimes. "Pritet që Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të fusë një sistem për të nxitur integritetin në institucionet e vendit nëpërmjet ndryshimeve në legjislacion më 2013."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Përfaqësuesit nga institucionet publike e agjencitë e anti-korrupsionit në Slloveni, Molldavi, Rumani, Bullgari e Serbi ndoqën konferencën e shkëmbyen përvojat nga vendet e tyre për të ndihmuar bashkërendimin e e modelit të integritetit dhe politikave anti-korrupsionit.

"Kjo do të ndihmojë komisionin, në bashkëpunim me institucionet vendore që të zbatojë praktikat më të mira e të vendosë mbi elementët thelbësorë të konceptit të nxitjes së integritetit në vendin tonë. Integriteti është parë si një kërkesë kryesore për besimin publik në administratën publike e në punën e Institucionit Shtetëror të Kontrollit," tha përSETimesLjubinka Koroboshka, kryetare e Komisionit Shtetëror.

Ajo tha se Komisioni i Anti-Korrupsionit duhet të ushqejë konceptin e integriteti në sektorin publik ndërsa nxit bashkëpunimin midis institucioneve të sektorit privat e OJQ-ve të vendit.

"Modalitetet janë të ndryshme, por objektivat janë të njëjta. Vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të krijojmë një front të efektshëm kundër korrupsionit," tha Taseva.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BERajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BE

Zyrtarët rajonalë thonë se ndryshimet më të fundit të personelit në BE do të kenë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet me Brukselin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A duhet Greqia të ndryshojë trajtimin e imigrantëve ilegalë?

Po
Jo
Nuk e di