Kredia turke ndihmon refugjatët në Bosnjë dhe Hercegovinë

03/01/2013

Huatë u japin shpresë njerëzve të zhvendosur se ditë më të mira janë përpara.

Nga Drazhen Remikoviç për SETimes në Sarajevë – 03/01/12

photo

Më shumë se një milionë njerëz u përzunë nga shtëpitë e tyre gjatë luftës në BiH nga 1991 deri më 1995. [AFP]

Falë një linje kredie prej 100 milionë euro të miratuar nga qeveria turke majin e kaluar, fermeri i blegtorisë dhe refugjati i kthyer Osman Muharemoviç sheh begati në të ardhmen e tij.

"Pata probleme të mëdha me bankat e vendit dhe praktikisht më çuan në falimentim. Mezi shpëtova fermën time me 20 lopë. Huaja turke më dha një shans të përparoj dhe të rris prodhimin me 20 përqind," tha përSETimesbanori i fshatit Konjeviç Polje në komunën Bratunac të Republikës Sërbska.

Muharemoviçi është një nga përfituesit e linjës së kredisë të Ankarasë, që u ngrit kryesisht për të mbështetur personat e zhvendosur në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH). Fondet janë paguar nëpërmjet dy bankave në BiH -- Bosnia Bank International dhe Ziraat Bank me pronësi turke -- e do të jenë të disponueshme për 10 vitet e ardhshme. Muharemoviçi shtoi se kredia e tij prej 7,500 euro u përpunua me një efektshmëri që është e rrallë në BiH, duke i bërë fondet turke një alternativë tërheqëse.

"Procedura e marrjes së një kredie ishte shumë e thjeshtë e praktikisht mora paratë të njëjtën ditë që bëra kërkesë. Dhe më e rëndësishmja, nuk ka asnjë normë interesi," tha ai. "Sapo u thashë kolegëve të mi rreth përvojës sime me bankën, nisën të bëjnë kërkesë për të njëjtat hua."

Më shumë se një milion njerëz u zhvendosën me forcë nga shtëpitë e tyre gjatë luftës në BiH nga 1091 deri më 1995. Autoritetet kanë siguruar kthimin e pronës së marë gjatë gjakderdhjes, por rreth 113,000 persona që mbeten të zhvendosur vazhdojnë të përballen me varfëri e papunësi.

Amer Bukviç, drejtor i përgjithshëm i Bosnia Bank International, tha për SETimesse fondet ofrojnë mundësi të reja për njerëzit e zhvendosur që përpiqen ekonomikisht, me përfitimin e shtuar të kontributit në ri-integrimin e rajoneve të shkatërruara nga konflikti etnik.

"Refugjatët e personat e shpërngulur janë tani në gjendje të marrin kredi favorizuese nëpërmjet linjës turke të kredisë, të kthehen në shtëpitë e tyre, të nisin prodhimin, të bëjnë bizneset e tyre," tha ai. "Kriteri thelbësor për kredinë është kthimi i pakicave: kthimi i boshnjakëve e kroatëve në Republikën Sërbska dhe serbëve në Federatën e BiH-së. Këta të ashtuquajturit 'popull i vogël' që po kthehen në shtëpitë e tyre janë shtylla e shumë-etnisë së BiH-së."

Bukviçi shtoi se shtetasit më në nevojë kualifikohen për financimin pa interes, ndërsa normat për të tjerët do të shkojnë nga 2.99 në 3.99 përqind, në varësi të kohëzgjatjes së huasë.

Përveç kthimit të qëndrueshëm të refugjatëve, fondet turke pritet të mbështesin projekte në bujqësi, turizëm, punësim e zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Azra Haxhiahmetoviç, profesor i ekonomisë në Universitetin e Sarajevës, tha se nisma të tilla janë të nevojshme në BiH.

"Çdo linjë kredie që ka për qëllim kategoritë më të prekshme të popullsisë është e mirëpritur për popullsinë e këtij vendi. Në një kohë kur është e vështirë për të jetuar edhe për njerëzit që kanë një punë të sigurtë, çdo euro është e rëndësishme," tha ai përSETimes.

Ndërsa grupet ndërkombëtare të vëzhgimit vazhdojnë të kritikojnë qeverinë e BiH-së për normën e ulët të të kthyerve, Haxhiahmetoviçi u bëri thirrje udhëheqësve politikë që t'a shohin linjën turke të kredisë si një shembull.

"Të kthyerit janë një kategori ndaj të cilës duhet kushtuar më tepër vëmendje. Shteti duhet të gjejë mënyra për të ofruar ndihmë të ngjashme ndaj atyre që kanë nevojë më shumë për të."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment