Proces i ngadaltë i identifikimit të viktimave të Srebrenicës

03/01/2013

Eshtrat e të vrarëve gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë po identifikohen ngadalë.

Nga Bedrana Kaletoviç për Southeast European Times në Sarajevë – 03/01/13

photo

Autoritetet thonë se eshtrat e qindrave nga viktimat e Srebrenicës mund të mos identifikohen kurrë.. [Bedrana Kaletoviç/SETimes]

Në korrik 1995, Nura Mustafiç humbi burrin e saj, Hasanin dhe fëmijët e tyre të rritur Mirsad, Alija, Fuad dhe shumë të afërm në masakrën e Srebrenicës. Ajo e varrosi Hasanin, por nuk ka gjetur ende fëmijët e saj sepse trupat e tyre nuk janë identifikuar gati dy dekada pas vdekjes së tyre.

"Fotografia e vjetër e familjes sime është e gjitha që kam. Dhe shpresoj, shpresoj se do t'i gjej eshtrat e tyre. Vazhdoj të mendoj se së paku një nga fëmijët e mi është gjallë dhe më thërret 'Nënë' të paktën një herë në vit, do të isha e lumtur," tha Mustafiçi.

Pas kaq shumë vitesh së kërkuari dhe prituri, shumë familje nuk kanë gjetur ende eshtrat e të dashurve të tyre. Eshtrat e banorëve të vrarë të Srebrenicës, sipas ekspertëve, janë transportuar disa herë në varre të ndryshme masive, duke e bërë më të vështirë procesin e identifikimit.

"Duket sikur gjithkush bie dakort me bllokimin e procesit të identifikimit dhe familjet janë në fund të forcës së tyre. Shumë njerëz kanë vdekur e nuk patën shans të varrosin të dashurit e tyre," tha Hajra Çatiç, presidente e shoqatës Gratë e Srebrenicës.

Qindra eshtra të paidentifikuara rrinë në qendrën e identifikimit në Tuzlë. Disa prej tyre nuk mund të identifikohen sepse e gjitha familja u vra. Ka një numër të madh eshtrash të vogla që nuk mund të përdoren me qëllim që të përcaktohen fijet e ADN-së dhe kështu që nuk mund të përcaktojnë se kujt i takojnë.

"Familjet e viktimave na pengojnë nga [ndërtimi] i një varri të përbashkët ku të varrosen eshtrat e paidentifikuara. Besojnë se trupat e të dashurve të tyre do të identifikohen në të ardhmen, [por] ruajtja e këtyre skeleteve kushton [400,000 euro]," tha përSETimesAmor Mashoviç nga Instituti për Personat e Humbur.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në disa raste, ri-zhvarrimi i trupave tashmë të varrosur u bë me qëllim që të shtohen eshtrat që si pasojë ishin gjetur e identifikuar në varre masive dytësore.

"Gjatë identifikimit të eshtrave, ngrihet çështja nëse duhet të varrosen eshtrat e pjesshme apo duhet pritur për disa kohë për të gjetur pjesët e trupit që mungojnë. Vendimi u është lënë i tëri familjeve. Shumë shpesh, familja vendos të varrosë eshtrat e paplota dhe me pëlqimin e familjes, më pas shtojmë në eshtrat tashmë të varrosura pjesët e reja që përcaktojmë në bazën e analizës së ADN-së," tha Keshetoviçi.

Hiba Ramiç, nga Fondacioni Veljaci-Bratunac 92, tha se familjet e viktimave kanë frikë nga prishja e eshtrave.

"Jemi të gjithë në dijeni të faktit se eshtrat e përbërja e tyre prishen pas një kohe të caktuar, kështu që ndoshta e kemi gjithashtu këtë problem. Prandaj, besojmë se është e nevojshme të fillojmë me varrimin e viktimave në një varr të përbashkët," tha Ramiçi përSETimes.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment