03/01/2013
Opozita tha se një raport i fundit mbi paratë që janë transferuar nga Shqipëria nëpërmjet veprimtarive të paligjshme vërteton se qeveria është e korruptuar.
Nga Erl Murati për Southeast European Times në Tiranë – 03/01/13
![]() Pavarësisht nga një politikë "tolerancë zero" nga qeveria, Shqipëria është vendi më i korruptuar në Evropë, sipas një raporti të Transparency International 2012. [BE] |
Anëtarët e qeverisë shqiptare po kundërshtojnë një Integritet Financiar Botëror që tha se pothuajse 1.3 miliardë dollar ishin transferuar në mënyrë të paligjshme jashtë vendit më 2005-2010 nëpërmjet një kombinimi të korrupsionit, shmangjes së taksave dhe veprimtarive të tjera të paligjshme.
Raporti bëri që Partia Socialiste e opozitës t'a etiketojë qeverinë e Kryeministrit Sali Berisha si të korruptuar dhe ministri i financave të shtetit t'u kërkojë kritikëve t'a shohin raportin nga një këndvështrim rajonal.
"Serbia renditet në vendin e 16-të me një dalje negative prej 5 miliardë dollarë në vit, Kroacia, me 1.5 miliardë dollarë dhe Mali i Zi me 1 miliardë dollarë në vit," tha Ministri i Financave Ridvan Bode, që vuri në dukje se Shqipëria nuk duket keq në krahasim.
Por Integriteti Financiar Botëror nuk është dakort.
"Kjo është një sasi e madhe parash për të humbur për një vend si Shqipëria. Nëse këto para do të kishin qëndruar brenda vendit, do të ishin përdorur në infrastrukturë, arsim e për të nxjerrë njerëzit nga varfëria," tha për gazetarët Klark Gaskonj, një zëdhënës për organizatën.
Arben Doçi, kreu i Agjencisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave tha se shifra e botuar nga raporti i Integritetit Financiar Botëror ishte e ekzagjeruar.
"Nuk ka të dhëna në raport lidhur me natyrën e këtyre veprimeve dhe mënyrën sesi këto para dolën jashtë nga Shqipëria. Mund të them vetëm se po flasim për vëllime shumë më të ekzagjeruara monetare. Institucioni ynë kontrollon të gjitha veprimet dhe lëvizjet e dyshuara të parave mbi një prag të caktuar dhe nuk ka ndeshur vëllime të tilla," tha Doçi përSETimes.
Udhëheqësi i opozitës Edi Rama tha se faji është i qeverisë. "Në rastin më të mirë, qeveria bën një sy qorr ndaj këtyre [parave] që 'ikën' nga Shqipëria nëpërmjet një shmangieje, në rastin më të keq, ajo është pjesë e lidhjeve kriminale," tha Rama.
Kur qeveria e Berishës mori pushtetin më 2005, Kryeministri premtoi se do të mbante një politikë "tolerancë zero" ndaj korrupsionit. Por qeveria ka kaluar shtatë vitet e kaluara e baltosur në një skandal korrupsioni.
Erjon Braçe, zëvendës/kryetar i grupit parlamentar socialist dhe një anëtar i komisionit parlamentar ekonomik, tha se krimi financiar po gërryen ekonominë.
"Nëse u hidhni një sy shifrave në buxheteve gjatë viteve, ka të ardhura që mungojnë. Çdo gjë që ka qenë njoftuar përshtatet me nivelin e korrupsionit në Shqipëri siç njoftohet nga Transparency International. Dështimi i agjencive të qeverisë është pas kësaj veprimtarie kriminale. Ato duhet të mbledhin detyrimet, taksat e pagesat në dogana e këto agjenci kryejnë blerjet publike," tha Braçe përSETimes.
Ekspertët e ekonomisë thanë se paratë e humbura përfaqësojnë një këmbanë alarmi.
"Duhet të shohim problemin e transferimit të parave nga vendi në dy nivele të ndryshme. Nga njëra anë, kjo tregon se agjencitë e zbatimit të ligjit punojnë më mirë. Kështu që paratë e psita nuk gjejnë mundësi lëvizje brenda vendit. Nga ana tjetër, shifra tregon pushtetin e krimit në Shqipëri dhe se ai është një kërcënim për stabilitetin demokratik në vend," thaSETimesZef Preçi, kreu i Qendrës Shqiptare për Kërkimin Ekonomik.
Më 2012, Transparency International e renditi Shqipërinë si një nga vendet më të korruptuara në botë. Vendi ishte në vendin e 113-të nga 176 vende më 2012, më poshtë se vendi i 95-të më 2011.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes