Vendet marrin qëndrim ndaj pornografisë së fëmijëve

12/12/2012

Një marrëveshje e re ndërkombëtare parashikon për vendet që të dyfishojnë përpjekjet për të ndalur abuzimin e fëmijëve në internet.

Nga Menekshe Tokjaj për Southeast European Times në Stamboll -- 12/12/12

photo

Përdoruesit e internetit në një internet kafe në Stamboll. [AFP]

Një marrëveshje e re midis dhjetëra vendeve për të luftuar pornografinë e fëmijëve në internet mund të mbështeste përpjekjet në vazhdim të Turqisë për t'iu adresuar kësaj çështjeje.

Aleanca Globale kundër Abuzimit Seksual të Fëmijëve në Internet, duke përfshirë Turqinë dhe 27 vende anëtare të BE, u nis kohët e fundit në një takim ndërkombëtar në Bruksel. Vendet nënshkruese u zotuan të bëjnë më shumë për të bllokuar në internet aksesin ndaj pornografisë së fëmijëve, të procedojnë ata që i prodhojnë ato dhe të përkrahin viktimat.

Përveç vendeve të BE, Bullgarisë, Qipros, Greqisë dhe Rumanisë, vende të tjera rajonale që mbështesin nismën janë Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia. Anëtarët pritet gjithashtu të mbledhin burimet dhe të zhvillojnë hetime të përbashkëta ndër-kufitare që mbështesin objektivat e aleancës.

Sipas shifrave të OKB-së, miliona imazhe të fëmijëve subjekte të abuzimit dhe shfrytëzimit seksual mund të arrihen në internet. Autoritetet thanë se janë rreth 50,000 imazhe të reja të pornografisë së fëmijëve që janë ngarkuar në internet çdo vit.

Deputetja e Stambolit e AKP, Turkan Dagoglu, që drejton komitetin e mbikëqyrjes së të drejtave të fëmijëve të parlamentit turk, i thaSETimesse bashkëpunimi ndërkombëtar është kritik për të luftuar kundër pornografisë së fëmijëve pasi rrjetet prapa kësaj janë shpesh globale vetë.

"Rrjetet ndërkombëtare të pedofilëve më së shumti shfrytëzojnë mungesën e shkëmbimit tëç informacionit dhe të çarat ligjore midis dhe brenda vendeve," tha Dadoglu, që mori pjesë në konferencën e Brukselit.

"Shfrytëzimi seksual i fëmijëve nuk është një çështje që mund të trajtohet brenda natës, se sa kërkon një proces intensiv të përqendrimit në këtë çështje."

Me të vërtetë, Turqia është përfshirë në një sërë nismash globale për të ndalur pornografinë e fëmijëve në internet.

Në 2011, Autoriteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (BTK), agjencia mbikëqyrëse e Turqisë, u bë anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të të Linjave të Drejtpërdrejta të Internetit.

"Ky rrjet ofron mundësinë të raportohen materialet komprometuese në internet, që përfshijnë shembuj të abuzimit të paligjshëm seksual të fëmijëve kështu që ato mund të hiqen dhe hetohen nëpërmjet agjencive të duhura të zbatimit të ligjit dhe ofruesve të internetit që kanë atë përmbajtje," i tha SETimesTajfun Akarer, kreu i BTK.

Akarer shtoi: "Ky anëtarësim për të mbledhur më shumë veprim të përqendruar dhe më të mirë anembanë botës duke ndarë praktikat më të mira dhe burimet e grumbulluara për një problem që nuk njeh kufij."

Ndërkohë, BTK ka mbështetur një serë nismash të vendit për të luftuar pornografinë e fëmijëve në internet. Në nëntor 2011, ai ngriti një Qendër Informacioni dhe Lajmërimi "me qëllim që t'u jepte shtetasve mundësinë për të na lajmëruar ne të gjitha përmbajtjet e paligjshme dhe të dëmshme të përhapura nëpër internet," tha Akarer.

Sipas Dagoglu, të tilla përpjekje do të qenë më efektive në qoftë se sektori privat nxit gjithashtu teknologjitë e reja për të mbështetur luftën kundër pornografisë së fëmijëve.

"Për shembull, Microsoft zhvilloi këtë vit një teknologji të fuqishme bazuar në përputhjen e imazhit, të quajtur FotoADN, për të mbështetur zbatuesit e ligjit për trajtimin e pornografisë së fëmijëve," i tha ajoSETimes. "Teknologjia po përdoret për të gjetur, raportuar dhe eliminuar imazhet e pornografisë në internet që më parë qenë të pa-diktuara."

Por Nuket Isiten, një profesore dhe eksperte e psikologjisë së fëmijëve në Universitetin Uskudar të Stambollit pranoi përpjekjet në internet por tha se mbyllja e ueb-sajteve abuzive është vetëm një pjesë e zgjidhjes.

"Mbyllja e të tilla sajteve nuk është një zgjidhje afat-gjatë sepse çdo ditë sajte të reja mund të hapen dhe bile të mbyllen, Këto sajte mund të operojnë nën formate të ndryshme," i tha ajo SETimes. "Kështu që, kyçi është të hiqen të gjitha mjetet ndihmëse për të arritur sajtet e pornografisë së fëmijëve."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Isiten shtoi se qeveria dhe palët e tjera të interesuara duhet t'u kushtojnë vëmendje të kujdesshme uebsajteve të rrjeteve sociale, ku fëmijët janë vulnerabël ndaj manipulimit prej grabitqarëve. Adultët shpesh hiqen si të mitur në internet për të fituar besimin e rinisë përpara se të nisin tipe të tjera kontakti.

"Gjatë jetës sime profesionale, pashë shumë fëmijë të bëhen viktima të abuzimit seksual në intrnet për shkak të ndërveprimit të pakontrolluar me rrjetet e grabitqarëve në platformat sociale," tha Isiten.

"Midis tyre, një numër i konsiderueshëm fëmijësh dëshmuan përvojë të padashur jetësore të rezultuar në trauma të rënda psikologjike dhe do të duan një proces të gjatë trajtimi dhe mbikëqyrjeje për shkak të stresit pas-traumatik që ato u krijuan," tha ajo.

Aleanca Globale deri në 1 prill 2013 do të njoftojë masat e posaçme që do të merren kundër abuzimit seksual të të miturve në internet ndërsa do të këshillojë publikun rreth përkujdesjeve të posaçme që ata mund të marrin në të ardhmen e afërt, thanë zyrtarët.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment