12/12/2012
Ekipet e dialogut Beograd-Prishtinë arritën një marrëveshje mbi zyrtarët e ndërlidhjes por politikanët dhe analistët debatojnë rëndësinë e planit.
Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë -- 12/12/12
![]() Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç u tha gazetarëve se nuk i sheh zyrtarët e ndërlidhjes si diplomatë apo ambasadorë. [AFP] |
Në zhvillimin më të fundit nga bisedimet e ndërmjetësuara nga BE, kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi ranë dakord të caktojnë zyrtarë për të përfaqësuar vendet e tyre respektive në Beograd dhe Prishtinë.
Disa vëzhgues e panë marrëveshjen si një shenjë pozitive në përpjekjen në vazhdim për të normalizuar marrëdhëniet. Por të tjerë vënë re se mbetet ende vend për përparim.
Daçiç tha se ishte dakord me Thaçin që "zyrtarët e ndërlidhjes që do të këmbeheshin midis Beogradit e Prishtinës ... të vendoseshin në misionet e BE dhe të merrnin pjesë në zbatimin e marrëveshjeve."
Por Europolitics citoi kryeministrin të thoshte se zyrtarët "nuk do të qenë diplomatë apo ... të trajtoheshin si ambasadorë."
Sonja Biserko, kreu i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, tha se marrëveshja ishte e rëndësishme në vendosjen e marrëdhënieve të rregullta midis të dy vendeve.
"Ky do të ishte hapi i parë në njohjen e Kosovës si një shtet më vete," i tha BiserkoSETimes. "Do të qe fillimi i marrjes së shteteve me çështjet pezull, veçanërisht ato ligjore që janë me interes të madh si për serbët dhe për shqiptarët."
Ardian Arifaj, një bashkëpunëtor i lartë shkencor në Institutin kosovar për Studimin e Politikës dhe Zhvillimit, i tha SETimes se marrëveshja transformon marrëdhëniet Serbi-Kosovë në të tilla me kanale të përhershme zyrtare të komunikimit.
Arifaj vuri në dukje se ky ishte një vendim i vështirë për Serbinë, që duhet të pranojë një përfaqësues të Kosovës në kryeqytetin e vet.
"Vendimi për Kosovën është më i lehtë... ai mund të paraqitet si një arritje për Prishtinën," tha Arifaj, duke shtuar se kjo mund të ndihmojë të thyhet akulli midis të dy vendeve.
Lëvizja opozitare e Kosovës, Vetëvendosje, tha se hapja e zyrave të ndërlidhjes është e papranueshme. Alma Lama, një deputete e Vetëvendosjes, tha se masa mund të jetë "shumë dëmtuese, e panevojshme dhe jo frutdhënëse."
"Shtetet sovrane hapin ambasada në [vendet] e njeri tjetrit, jo zyra ndërlidhjeje,' i tha LamaSETimes. "Pranimi i një zyre të tillë nga Kosova është në përputhje të plotë me qëndrimin e Serbisë...që nuk na njeh ne si një shtet."
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tha se kryeministrat e të dy vendeve po kryesojnë procesin "me qëllim që një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë të arrihet deri nga viti tjetër."
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes