Kosova konfiskon 1 milion USD në kartëmonedha të falsifikuara

22/09/2012

Rreziku i falsifikimit për ekonominë e një vendi mund të jetë më i madh sesa e konsideron publiku, dhe qeveritë si edhe dhe qytetarët duhet të bashkohen në luftën kundër tij.

Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë -- 22/09/12

photo

Vendet me ekonomi të mëdha keshi, të tilla si Shqipëria, Bullgaria, Greqia dhe Kosova, janë të ekspozuara ndaj sasive më të mëdha të kartëmonedhave të falsifikuara. [Reuters]

Policia e Kosovës arrestoi pesë shtetas në shtator me akuzat për krim të organizuar dhe falsifikim të kartëmonedhave amerikane. Ajo konfiskoi afro 1 milion dollarë në kartëmonedha të falsifikuara.

Policia i gjeti paratë të fshehura në një shtëpi në Gjilan, ndërsa pajisja për të prodhuar paratë e falsifikuara ishte në Prishtinë.

"Në vendet ku paratë e falsifikuara janë në një sasi të vogël në krahasim me paranë në qarkullim, ajo nuk paraqet rrezik makro-ekonomik, por efektet mikro-ekonomike të saj mund të jenë të madh", tha për SETimes Jeton Bajramaj, drejtor i keshit dhe pagesave në Bankën Qendrore të Kosovës.

Këto përfshijnë rritjen e çmimeve, uljen e besimin në monedhën, rrisin vështirësitë në kryerjen e transaksioneve dhe grabisin pasurinë e qytetarëve sepse ata nuk marrin kompensim për paratë e konfiskuara të falsifikuara.

Kosova themeloi një komision qendror për analizimin e parave të falsifikuara në vitin 2009, i cili bashkëpunon ngushtë me bankën qendrore dhe institucionet e tjera financiare, policinë dhe laboratorin mjeko-ligjor.

"Megjithatë, kjo luftë duhet të jetë më e gjerë, më sistematike dhe të përfshijë jo vetëm autoritetet përgjegjëse, por edhe publikun", ka thënë Bajramaj.

Më shumë se 250 000 € në kartëmonedha të falsifikuara u tërhoqën nga qarkullimi në Evropë në gjysmën e parë të këtij viti.

Nisur nga serioziteti i problemit, Banka Qendrore Evropiane ka lëshuar një paralajmërim në 16 korrik, duke këshilluar publikun që të qëndrojë vigjilent në lidhje me kartëmonedhat e marra në transaksionet kesh.

Ajo raportoi se vazhdojnë të falsifikohen më së shumti kartëmonedhat 20 dhe 50 euro.

Vetëm 2 për qind e parave të falsifikuara u gjetën në shtetet anëtare të BE-së jashtë eurozonës dhe vetëm 0.5 për qind në vende të tjera të botës.

Më shumë se gjysma e 800 000 eurove kartëmonedha të falsifikuara të vlerësuara të nxjerra jashtë qarkullimit çdo vit falsifikohen në Itali, por shuma të konsiderueshme janë gjetur edhe në Bullgari, Turqi, Iran, Irak, Kolumbi dhe Rusi, raportoi The New York Times prillin e kaluar.

Policia bullgare konfiskoi kartëmonedha të falsifikuara me vlerë prej 150 000 $ dhe 85 000 € të destinuara për tregjet e BE-së në qershor. Ata arrestuan tre persona në operacionin e kryer në bashkëpunim me Europolin, Shërbimet e Fshehta Amerikane dhe policinë spanjolle.

Paratë e falsifikuara ishin shpërndarë në Greqi, si dhe shtete të tjera anëtare të BE-së.

Korrikun e kaluar, policia paralajmëroi për kartëmonedha të falsifikuara të gjetura në dyqane dhe pika karburanti me emërtim 500 lekë.

Përparimi i vazhdueshëm teknologjik në fotografi dhe printim ka rritur jashtëzakonisht rrezikun e falsifikimit të parave, sipas Zef Preçit, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Për të parandaluar paratë e falsifikuara në qarkullim, publiku duhet të bëhet i vetëdijshëm, jo ​​vetëm t'i dallojë ato, por edhe të kryejë transaksione përmes bankave", tha Preçi për SETimes.

Preçi shpjegoi se ashpërsimi i krizës ekonomike ka sjellë informalitet më të madh dhe me të, fluksin e aktiviteteve kriminale, duke përfshirë falsifikimin, si një kërcënim të vazhdueshëm.

Ndërsa falsifikimi i parave është një problem global, çdo shtet duhet të luftojmë këtë formë të krimit për të mos lejuar humbje më të mëdha, argumentoi Ibrahim Rexhepi, drejtor ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale.

"Falsifikimi ka një ndikim në marrëdhëniet tregtare, paraqet rreziqe për sistemin bankar dhe ndikon te investimet dhe zhvillimi ekonomik", tha Rexhepi për SETimes.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futbollRajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futboll

Pas vitesh mbushur me skandale, zyrtarët po marrin hapa për t'i dhënë fund korrupsionit e krimit në futboll.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di