Gjyqi penal i Maqedonisë tregon 'pjekurinë' e vendit

21/09/2012

Grupi i kriminelëve që dyshohet se terrorizuan pjesën lindore të Maqedonisë është tani në gjyq.

Nga Goran Trajkov për Southeast European Times në Shkup -- 21/09/12

photo

Grupi në gjyq akuzohet për zotërimin e disa kazinove të paligjshme anembanë vendit. [Dosje]

Si pjesë e një nga goditjet më të mëdha të vendit ndaj krimit të organizuar, 16 të pandehur janë tani në gjyq për krime të dhunshme e financiare në Maqedoni. Sipas analistëve, gjyqi tregon se vendi po fillon të rrisë luftën e tij kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Veprimi i policisë "Shpërthyes" që nisi në mars, u bë në disa qytete në Maqedoninë lindore. Ai rezultoi në konfiskimin e më shumë se 1,000 makina pokeri si dhe shkarkimin e disa komandantësh postash policore e të kreut të policisë në Shtip.

Grupi është akuzuar për pastrim parash, fajde, shantazh, zhvatje e tentativë për vrasje.

"Eshtë mirë për pjekurinë e vendit që ndodhi një veprim i tillë, sepse duhet të punojmë për parandalimin e krimit në çdo nivel. Mendoj se kjo tregoi se vendi ynë punon me aftësi të plotë [për të luftuar krimin e organizuar]," tha për SETimes Stojan Slaveski, dekan i Fakultetit të Detektivëve e Kriminologjisë në Universitetin Evropian të Shkupit.

Sipas prokurorisë, Grupi Titan u organizua në disa qytete, ku zhvati, bëri shantazh e pastroi para. Ata zotëronin gjithashtu kazino të paligjshme.

Anëtarët e grupit ishin gjithashtu nga sa dyshohet të përfshirë në falsifikimin e eurove e morën pjesë në prodhimin e shitjen e drogave narkotike, substancave e parandaluesve psikotropikë. 

Të gjithë të pandehurit në gjyqin që nisi më 12 shtator thanë se janë të pafajshëm ndaj akuzave. Nga 16 të akuzuarit, dy -- Sashko Stojçev e Simeon Mihajlov -- mbeten në kërkim.

Pasi u shfaqën akuzat, ministria e brendshme zëvendësoi 13 komandantë postash policore e shefin e postës policore në qytetin e Shtipit.

Hetimet treguan se në 77 raste, policët nuk reaguan siç duhet ndaj njoftimeve të shtetasve se ishin dëmtuar nga banda kriminale. Krimet ishin zëvendësuar me vepra penale të lehta e raportet ishin mbyllur si "ankesa."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ministrja e Brendshme e Maqedonisë Gordana Jankulovska tha se veprimi tregon se do të dështojnë të gjithë ata që mendojnë se mund të fshihen pas përkatësisë politike ose profesionit nga përgjegjësia për një krim.

Por, Slaveski tha se puna e vendit nuk ka përfunduar. "Duhen bërë analiza më të thella në atë se kush i mbështeti në fakt kriminelët. Kush i mbikqyri e në një farë mënyre i ndihmoi ata? E mbështes plotësisht veprimin, por nuk duhet të ndalemi," tha ai për SETimes .

Disa shtetas janë dakort.

"Ka ende vende ku mund të shkosh për poker të paligjshëm ose të luash në makina. Pas veprimit njerëzit janë inkurajuar të njoftojnë këto raste në polici, duke mos u trembur se mos dikush do të hakmerret. Gjë që është e mirë. Por ende, më shumë 'pastrim' duhet bërë," tha për  SETimes Dimitar Velkoviç, një student nga Kumanova.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BERajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BE

Zyrtarët rajonalë thonë se ndryshimet më të fundit të personelit në BE do të kenë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet me Brukselin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A duhet Greqia të ndryshojë trajtimin e imigrantëve ilegalë?

Po
Jo
Nuk e di