Ekspertët: bashkëpunim policor rajonal duhet për pakësuar vjedhjen e automjeteve 

20/09/2012

Policia thotë se vjedhja e makinave është një problem i madh e një politikë e përbashkët rajonale është një domosdoshmëri për t'a zgjidhur atë.

Nga Katica Gjuroviç për Southeast European Times në Beograd -- 20/09/12

photo

Shumica e makinave të vjedhura çmontohen e shiten për pjesë. [Reuters]

Mafia e makinave e Ballkanit është mes më të organizuarave e më të rrezikshmeve në Evropë, duke fituar miliona euro nga kjo veprimtari kriminale, paralajmëron Agjencia e Zbatimit të Ligjit, Europoli, e BE-së.  

Ndërmarrjet e sigurimit të BE-së njoftojnë se rreth 130,000 makina vidhen për vit nga Ballkani e rreth 1.2 milion makina vidhen çdo vit në BE.

"Trafiku i organizuar ndërkombëtar i makinave është në rritje. Kufijtë e hapur të Evropës e bazat e pabarabarta të të dhënave të makinave e bëjnë vjedhjen e tyre relativisht të lehtë. Hajdutët mund të vjedhin një makinë në BE e t'a ngasin atë në një vend fqinjë për rishitje me pak vështirësi," tha për SETimes Soren Kragh Pedersen, zëdhënës i Europolit.

Raporti i Europolit thotë se një makinë me vlerë të lartë jep 15,000 euro për një hajdut makinash. Llogaritet se gjysma e makinave të vjedhura në BE trafikohen në vendet fqinjë, duke krijuar 6.75 miliard euro në të ardhura vjetore.

Sipas Institutit për Kriminologjinë e Studimet Shoqërore të Beogradit, gjuha e përbashkët, gjeografia e kultura ndihmojnë grupet kriminale të Ballkanit që të punojnë së bashku.

"Kriminelët janë të njohur mirë dhe e njohin njëri-tjetrin që më parë. Gjithashtu, është më e lehtë të qëndrosh në lidhje e të kesh kontakt me dikë nga rajoni sesa me dikë nga vende të tjera me të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët," tha për SETimes Leposava Kron, kreu i institutit.

Në Serbi vidhen 3,000 makina çdo vit.

Sipas departamentit të policisë serbe, vjedhësit e makinave synojnë makina luksi si Mercedes, Audi, BMW e lloje të ndryshme xhipash, por gjithashtu makina të vjetra si Golf e Zastava që zakonisht çmontohen e shiten për pjesë.

Policia serbe pohon se numri më i madh i makinave vidhen në Beograd, ndërsa rrugët më popullore të vjedhjes janë Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina (BiH), Maqedonia e Bullgaria si dhe vendet ish-sovjetike. Ndonjëherë makinat e vjedhura në Ballkan janë zbuluar në Lindjen e mesme. Në pak vitet e fundi, Kosova u bë e ashtu-quajtura "zonë e zezë" për makina.

Bashkëpunimi i policive ndër-kufitare e shkëmbimi i informacionit janë kryesore në luftën e këtij krimi, thonë ekspertët.

"Industria e automjeteve duhet të rregullohet rreptësisht pasi shumë vjedhës makinash mund t'i përdorin lehtësisht ato. Rregjistrimi e ndjekja duhet bërë menjëherë pasi lëshohen makinat. Gjurmimi i këtyre produkteve është një mënyrë për të penguar vjedhjen e makinave," tha për SETimes Millan Dimitrijeviç, kreu i Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor në Beograd.

Policia thotë se vjedhja e makinave është një problem i madh e një përpjekje e përbashkët e departamenteve të policive rajonale është një domosdoshmëri.

"Operacionet e kaluara si Majevica e Kameni ishin një shembull i mirë i bashkëpunimit të suksesshëm, por kemi nevojë për më shumë punë si kjo. Një parandalim i mirë është të luftosh krimin e organizuar e një mesazh i qartë për të gjitha grupet kriminale në ish-Jugosllavi," tha Dimitrijeviçi.

In Sarajevo, thieves steal three to four cars daily, and around 3,000 cars anually.

Sipas Drejtorisë së Policisë Federale të BiH-së e Ministrisë së Brendshme të Republikës Sërbska, në gjysmën e parë të 2012-tës, u vodhën 526 makina, 30 përqind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në Kroaci, vidhen 2,000 makina në vit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në disa vitet  e fundit, shumë nga mainat luksoze të vjedhura në Evropë janë gjetur në Shqipëri. Një traktor që humbi në Afrikën e Jugut u gjet në një fshat pranë qytetit shqiptar të Durrësit.

Kanali televiziv maqedonas Sitel kohët e fundit njoftoi për një minibus të vjedhur 13 vjet më parë në Bullgari që sapo u gjet në qytetin shqiptar të Pogradecit.

Shumica e viktimave të vjedhjes së makinave nuk presin t'a shohin më makinën e tyre. Një prej tyre është Luka Pejoviç, 49 vjeç, nga Podgorica, Golfi 4 i të cilit u vodh disa vjet më parë.

"Ma do mendja se është çmontuar e shitur për pjesë, pasi kemi vizituar tregjet e makinave rregullisht me shpresë se mund të jetë atje. Duket sikur jemi kthyer prapa në vitet 1990 kur vjedhja e makinave ishte një problem i përditshëm," tha Pejoviçi për SETimes.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Gjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizminGjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizmin

Gjenerali i lartë i NATO-s tha se vendet në aleancë po bashkëpunojnë për të luftuar ekstremizmin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A është Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) një kërcënim për Europën Juglindore?

Po
Jo
Nuk e di