Prindërit, zyrtarët e komunitetit protestojnë ndaj vendimit për arsimin

17/09/2012

Zyrtarët e komunitetit akuzojnë Shkupin për përdorimin e fëmijëve si mjete politike

Nga Miki Trajkovski për Southeast European Times në Strugë -- 17/09/12

photo

Fëmijët nga fshati Podgorci i Maqedonisë nuk do të kenë arsimin e tyre të njohur nga qeveria sepse ata mësojnë ilegalisht në klasat e vogla të gjuhës shqipe. [Miki Trajkovski/SETimes]

Një mosmarrëveshje lidhur me atë se çfar gjuhe do të përdoret në një shkollë në Maqedoninë jugperëndimore po bën që 20 fëmijë të kërkojnë që arsimi i tyre fillor të kompletohet në Shqipëri apo Kosovë.

Mosmarrëveshja në shkollë Goçe Delçev në Strugë përfshin fëmijët nga fshati i afërt Podgorci. Ata kanë studiuar në klasa të përziera nga viti i parë në të katërtin në shqip.

Klasat janë konsideruar të paligjshme nga shteti sepse zyrtarët e Strugës i ngritën ato pa miratimin e ministrisë së arsimit. Një ligj kërkon që shkollat fillore të kenë së paku 24 nxënës.

Zyrtarët e Strugës ngritën klasat nga buxheti komunal për tre vitet e fundit ndërsa u premtonin prindërve një zgjidhje të problemit, thanë disa prindër. Por shteti njoftoi se nxënësit nuk do të marrin diplomë në fund të vitit shkollor.

Prindërit protestuan këtë muaj duke bllokuar hyrjen në ndërtesën qeveritare në Strugë.

"Unë kam një nip që duhet të ndiqte klasën e pestë, por ai rri në shtëpi sepse ne nuk dimë ç'të bëjmë," i tha Nexhmedin Dervishovski SETimes .

Prindërit thonë se në qoftë se problemi nuk do të zgjidhet, ata do t'u kërkojnë qeverive në Prishtinë dhe Tiranë në se fëmijët e tyre mund të vazhdojnë shkollimin e tyre atje.

"Ne jemi shqiptarë dhe kjo është arsyeja se pse i vëmë fëmijët të mësojnë shqip," i tha prindi Emir Zuberi SETimes .

"Ne u bëjmë thirrje qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës si dhe institucioneve të duhura në Maqedoni, të angazhojnë veten për të zgjidhur këtë problem, me qëllim që tre vjet mësimi të mos humbasin," i tha   SETimes prindi Semrije Murtazoska.

Murtazovska tha gjithashtu se janë të pakënaqur nga kryebashkiaku i Strugës, nga ish ministrat dhe ministrat e tanishëm dhe zëvendësministrat e arsimit për ato që ata i quajnë premtime fallco për të zgjidhur problemin vite më parë. 

Kryebashkiaku i Strugës Ramiz Merko hodhi poshtë akuzat e prindërve.

"Megjithëse së pari ne morëm miratim nga ministria e arsimi, pastaj u përzjenë politikanët, dakordësia e mëparshme u tërhoq," tha Merko. "Atëherë nisën të gjitha problemet . Unë do t'u kërkoj të gjithë politikanëve të mos përfshihen në këtë. Prapa protestave të prindërve janë fshehur partitë politike që nuk duan që fëmijët të mësojnë në shqip."

Zëvendës ministri i arsimit i Maqedonisë Safet Neziri i tha SETimes se zyrtarët po përpiqen të gjejnë një zgjidhje.

"Realiteti është se ndonëse fëmijët shkuan në shkollë për disa vitet e fundi, ata janë jashtë sistemit arsimor të Maqedonisë," tha ai. "Ne po përpiqemi t'i vëmë ata në sistemin arsimor duke u dhënë dokumentet për shkollën e mbaruar, nga shkollat ku mësimet janë bërë tashmë në shqip."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Dhe unë do t'u kërkoja të gjithë atyre që punojnë në sistemin arsimor të mos abuzojnë me këta fëmijë mbi një bazë të përditshme, për qëllime politike," tha Neziri.

Vedat Kolonja, 55 vjeç, nga Struga, i tha SETimes se fëmijët janë viktima të politikës dhe politikanëve. 

"Në qoftë se unë dua të mësoj gjermanisht, kush është atje të më ndalojë mua këtë të drejtë?" pyeti ai. "Ata duhet t'i lënë fëmijët të mësojnë një gjuhë që duan. Në shekullin e 21-të të mos respektosh të drejtat natyrore bazë të shtetasve është çnjerëzore."

Prindërit thanë se do të dërgojnë një ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave në Strasburg. Zyrtarët maqedonas, ndërkohë po kërcënojnë të gjobisin prindërit me deri 2,000 euro për lejimin e fëmijëve të tyre që të marrin klasa gjykuar si të paligjshme nga shteti. 

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Ekspertët dhe qytetarët thonë se serbët në Krime dërgojnë 'mesazh fals'Ekspertët dhe qytetarët thonë se serbët në Krime dërgojnë 'mesazh fals'

Një grup ekstremistësh që janë bashkuar me forcat paraushtarake ruse në Krime nuk përfaqësojnë shtetin, i thanë ekspertët SETimes.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Sa të shqetësuar jeni ju lidhur me ndërhyrjen ruse në Ukrainë dhe ndikimin e saj në Evropën Juglindore dhe Turqinë?

Shumë i shqetësuar
Jo shumë i shqetësuar
Fare i pashqetësuar
Nuk e di