Mali i Zi do të ngrejë shoqërinë e parë ndërtuese

14/09/2012

Institucioni i ri do të liberalizojë tregun e kredive të vendit dhe do të lejojë shtetasit dhe bizneset të përftojnë kredi.

Nga Ivana Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 14/09/12

photo

Ekspertët e pronave të patundshme presin që strehimi të bëhet i përballueshëm për shumë malazezë në qoftë se ata kursejnë në shoqërinë e parë të ndërtimit. [Nada Bozhiç/SETimes]

Malazezët do të jenë në gjendje së shpejti të kursejnë në shoqërinë e parë të ndërtimit të vendit kur ajo të hapet në muajt e ardhshëm, duke e bërë më të lehtë e më të përballueshëm procesin e e përftimit të kredive për të blerë apo rinovuar hapësirat apo për të blerë materiale ndërtimi.

Shoqëritë e ndërtimit ofrojnë kushte më të mira kredish se sa bankat komerciale, sipas Fondit për Solidaritetin në Zhvillimin e Strehimit të Malit të Zi, që doli me idenë për nismën.

"Shoqëritë ndërtuese janë institucione të specializuara krediti që mbledhin depozitat, përcjellin kreditë dhe veprimtari të tjera për qëllim të zgjidhjes apo përmirësimit të nevojave të strehimit të klientëve të vet," i tha SETimes Mijat Mijatoviç, përfaqësues i fondit dhe koordinator i shoqërisë së ardhshme të ndërtimit.

Mijatoviç tha se shoqëria ndërtuese operon në një parim që diferenca midis normave të interesit pasiv dhe aktiv të mos kalojë 3 përqind.

Kreditë e bankave komerciale janë në dispozicion por ato janë të shtrenjta; interesi varion midis 7.5 dhe 10 përqind dhe periudha e huasë më shpesh është e kufizuar në 10 deri 15 vjet.

Ngritja e një shoqërie ndërtimi, tha Mijatoviç, është bërë për të përmirësuar mundësitë e strehimit për klasën e mesme dhe për shtetas që ndeshin vështirësi financiare dhe nuk janë në gjendje të përftojnë strehim në kushtet e tanishme.

Klientëve të shoqërisë së ndërtimit do t'u kërkohet të kursejnë për dy vjet përpara se të aplikojnë për kredi. Ata që kanë nevojë të r-ifinancojnë për kreditë ekzistuese nga palë të treta, mund të aplikojnë më herët.

Shtetasit e shohin ngritjen e shoqërisë ndërtuese si shumë lehtësuese në mënyrën për të përftuar hapësirë strehimi, që është bërë një problem në rritje për të rinjtë.

Slobodanka Vojinoviç, 58 vjeç, një pensioniste nga Plevja, tha se ka një shans tani për djalin e saj Vojin për të blerë një apartament. Ajo shpjegoi se bankat komerciale ja refuzuan atij një kredi për shkak rrogës së tij të ulët dhe moshës së prindërve të tij.

"Ne mund të depozitojmë ca para por ato nuk janë të vlefshme për kredinë. Në qoftë se shoqëria e re e ndërtimit ofron çmime më të mira, do të kemi një shans për të marrë një kredi dhe për të blerë një apartament për djalin tonë në Podgoricë," i tha Vojinovi SETimes .

Kroacia ka kryesuar rajonin duke futur ligjin mbi kursimet e strehimit dhe nxitjet shtetërore me të cilin ajo nxiti kursimet për qëllimet e përftimit të strehimit për të gjithë shtetasit, pavarësisht nga mosha e tyre.

Huamarrësit potencialë mund të kursejnë për dy, pesë, shtatë apo dhjetë vjet. Anëtarët e familjes që kursejnë në mënyrë të pavarur mund t'i bashkojnë paratë e tyre në një plan kursimi familjar për të ndihmuar një anëtar të vetëm të përftojë një kredi favorizuese.

Bashkëpunimi është çelësi për të ndërtuar suksesin e shoqërisë së ndërtimit në Kroaci, sipas Katarina Sobot, shefe ekzekutive e Shoqërisë së Parë Ndërtuese në Zagreb.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Përgjithësisht, shoqëria ndërtuese ofron siguri, një kthim të mirë për investimin, krijon zakonin e rëndësishëm të kursimit dhe lejon pët ujdi strehimi, zgjerim strehimi, rinovim apo ëblerjeç tçë paisjeve shtëpiake," i tha Sobot SETimes .

Bankat në BiH kanë shprehur gatishmëri për të ngritur shoqëri ndërtuese por nuk ka ende kuadër ligjor në vend për ta bërë këtë.

Situata është e ngjashme në Serbio, sipas Kaça Lazareviç, drejtor dhe themelues i agjencisë së pronës së patundshme Alka në Beograd.

"Shteti duhet të ndihmojë investimet dhe të negociojë me bankat me qëllim që të ndryshojë situatën aktuale ku ne kemi interesat më të larta në rajon që së paku të barazohen me ato të fqinjëve tanë," i tha Lazareviç SETimes .

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

BE i kërkon Ballkanit të luftojë korrupsionin në sektorin e energjisëBE i kërkon Ballkanit të luftojë korrupsionin në sektorin e energjisë

Një raport i ri rekomandon reforma të sistemit të drejtësisë për t'ia dalë korrupsionit në marrëveshjet energjitike.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Serbia zëvendësoi pesë nga shtatë shefat e vet të policisë, sepse qeveria tha se ishte e pakënaqur me përpjekjet për të eliminuar korrupsionin. Sa i suksesshëm është vendi juaj aktualisht në luftën kundër korrupsionit?

Shumë i suksesshëm
Disi i suksesshëm
Mesatar
Disi i pasuksesshëm
Shumë i pasuksesshëm