Hapen shkolla, por duhen më shumë fonde

12/09/2012

Një vit i ri shkollor sjell probleme të vjetra për shumë nxënës e prindër në rajon.

Nga Bojana Milovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 12/09/12

photo

Rreth 15 përqind e shkollave rumune nuk do të kenë një leje shëndetësore këtë vit, dhe disave u mungon uji i rrjedhshëm apo shërbimi i ujrave të zeza. [Gabriel Petresku/SETimes]

Ndërsa viti i ri shkollor fillon, zyrtarët anembanë Ballkanit thonë se i dinë shumë sfida që përballin programet edukimit të rajonit. Në shumë raste, problemet mund të zgjidhen vetëm me një ekonomi më të fortë.

Në Serbi, qeveria investon3 përqind të prodhimit të vet të përgjithshëm kombëtar në edukim dhe deri në 95 përqind e kësaj shkon për pagat,  i tha SETimes ministri i arsimit Zharko Obradoviç.

"Me këtë lloj buxheti nuk është e lehtë të zhvillohet dhe rritet arsimi në Serbi. Ne nuk kemi shumë mundësi. Unë shpresoj se zhvillimi i përgjithshëm dhe situata më e mirë ekonomike në vend do të lejojë përfundimisht për më shumë investim," tha Obradoviç.

Ai tha gjithashtu se Serbia do të investojë në mjete më të mira të edukimit dhe pajisjeve shkollore dhe deri sa të sigurohen paratë për këtë do të zhvillohen programet mësimore dhe studentëve do t'u jepen njohuritë praktike më të mira të mundshme.

"Në këtë vit shkollor, ne ia kemi dalë të sigurojmë tekste shkollore gratis për katër breza të nxënësve të shkollës fillore dhe ky është kontributi ynë për të kapërcyer krizën ekonomike më lehtë," tha Obradoviç.

Shpenzimet e pakta për lehtësitë janë bërë një problem i rëndësishëm, tha Dragan Matijeviç, kreu i Sindikatës së Mësuesve të Serbisë.

"Ne nuk jemi të kënaqur me pagat tona, por ky është një problem më i vogël se sa gjendja në përgjithësi katastrofale e arsimit. Në shekullin e 21-të, ne kemi shkolla pa tualet dhe palestra," i tha Matijeviç SETimes .

Shkollat rumune kanë probleme të ngjashme me lehtësirat e vjetruar. Rreth 15 përqind e 21,200 institucioneve arsimore të vendit, nuk do të kenë një leje shëndetësore këtë vit dhe kanë probleme të tilla si mungesa e ujit të rrjedhshëm apo sistemit të ujërave të zeza, ose godinat po përtërihen, thanë zyrtarët.

"Shkolla ku vajza ime Ana shkon, shkolla e përgjithshme Vinju Mare duket e njëjta për 50 vjet, i tha   SETimes Radu Tudor, prind i një fëmije në Vinju Mare. "Do të qe një çudi që dërrasa e zezë kur ime bijë shkon në shkollë nuk është e njëjta me atë që mësova unë kur shkoja në klasën e pestë."

Ministrja rumune e arsimit Ekaterina Andronesku u ndalua kohët e fundit nga vizita e një shkolle 100 vjeçare rurale  që qe infektuar me pleshta. Shkolla kishte klasa për 320 fëmijë.

Një shkollë e re për nxënësit ka qenë në ndërtim që nga 2008. Andronesku dha 1.2 milion lei (267,000 euro) për të mbaruar projektin.

"Jam e zemëruar me ata që nuk ja dolën të mbarojnë shkollën e re dhe të lëviznin nxënësit nga shkolla njëqind vjeçare. Le të shohim se si do ta zgjidhim problemin," u tha Andronesku gazetarëve duke vënë në dukje se shkolla është e banuar nga qen e mace.

Nxënësit në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) po ndeshin gjithashtu çështje të degregacionit kombëtar. Dukuria e "sy shkollave nën një çati" do të thotë se fëmijët e kombësive të ndryshme mësojnë me programe shkollore krejtësisht më vete.

Munevera Taskov, një nga profesorët që punon në një shkollë të tillë në Stolac, pranë Mostarit, tha se fëmijët boshnjakë e kroatë hyjnë në shkollë nga dy hyrje të ndryshme dhe secili dtudion programin e vet mësimor.

"Ka dy fusha loje në oborrin e shkollës gjithashtu dy mensa për të ngrënë. Kjo është një praktikë shumë e shëmtuar dhe gjithkush mezi pret të mbarojë. Nuk mund të fajësosh mësuesit apo prindërit për këtë, dhe veçanërisht, jo fëmijët. Vetëm politikanët," i tha Taskov SETimes .

Zyrtarët në Bruksel paralajmëruan BiH në 2002 t'i japin fund arsimit të ndarë, por së paku 50 shkolla ende ndajnë nxënësit.

Në krye të këtij maji, një gjykatë me bazë në Mostar vendosi se sistemi "dy shkolla nën një çati" në qytetet Stolac dhe Çapljina shkel ligjin boshnjak kundër diskriminimit dhe urdhëroi zyrtarët të ngrenë klasa të përziera për fëmijët boshnjakë e kroatë deri në shtator . Zyrtarët e arsimit në vend të kësaj thanë se shkolla do të integrohet në dy vjet.

"Kjo do të thotë të ketë një zile shkolle dhe një hyrje, veprimtari të përbashkëta shkollore e pas-shkollore do të planifikohen dhe hapi i fundit do të ishte ngritja e klasave shumë-etnike dhe librave unikë," u tha gazetarëve Damir Masiç, ministër i arsimit të Federatës së BiH.

Në Maqedoni, disa shkollave u mungojnë financimi, elektriciteti apo paratë për libra mësimorë. Ka patur gjithashtu vonesa në marrjen e parave nga qeveria për të financuar shkollat, tha kryebashkiaku i Shkupit Koce Trajanovski.

Nxënësit janë gjithashtu të ndarë, tha Emine Ismailova, fëmija e të cilës ndjek një shkollë të ciklit të parë në Bitola.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Fëmijët dhe të rinjtë janë të ndarë thellësisht përgjatë vijave etnike. Ata janë të ndarë në turne dhe tani të ndarë në godina të ndryshme," tha ajo.

Me gjithë problemet, ministri maqedonas i arsimit Pançe Kralev tha se ky është një vit rekord për investimin në arsim.

"Pjesa më e madhe e infrastrukturës punon për të përmirësuar cilësinë e shkollave gjithandej në vend," tha Kralev.

Korrespondentët e  SETimes Drazhen Remekiviç në Bosnje, Klaudia Lutovska në Shkup dhe Gabriel Petresku në Bukuresht kontribuan në këtë artikull.      

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Trafikimi njerëzor ende një problem në BallkanTrafikimi njerëzor ende një problem në Ballkan

Ekspertët thonë se bashkëpunimi rajonal midis OJQ-ve dhe policisë mund të ndihmojë të ndalet dukuria në rritje.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A mendoni ju se është bërë mjaft për të penguar njerëzit të ndihmojnë grupet e dhunëshme ekstremiste?

Po
Jo
Nuk e di