12/09/2012
OJQ nxit demokracinë e qeverisjen e mirë, zgjidhjen e konflikteve e angazhimin qytetar mes të rinjve maqedonasë.
Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup -- 12/09/12
![]() YEF ka rreth 100 anëtarë që mund të votojnë në asamblenë e organizatës. [YEF] |
Themeluar më 1998, Forumi Edukues i Rinisë (YEF) e ka integruar veten në shoqërinë maqedonase duke i dhënë popullsisë së re të vendit një komunitet të fortë që nxit tolerancën, i lejon të shprehin problemet e tyre e ofron ndihmë në prodhimin e zgjidhjeve.
Mbështetur në parimin e debatit, YEF është një anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Arsimit të Debatit e ndjek formatet e standartet botërore në zbatimin e programit të debatit në Maqedoni.
"Organizata ka rreth 100 anëtarë të moshës që ka të drejtë të votojë në asamblenë e YEF, që është organizmi më i lartë organizativ. Ka më shumë se 800 vullnetarë e përdorues programi çdo vit, që punojnë në 14 qytete anembanë vendit," tha për SETimes Marjan Zabrchanec, drejtor ekzekutiv i Forumit Edukues të Rinisë.
Që kur nisi organizata, më shumë se 15,000 studentë të shkollave të mesme e universiteteve kanë ndjekur programet e trajnimit. Shumë prej tyre, si Edukimi Informal, Rinia e Politikat e Edukimit ose Aktivizmi Rinor, janë organizuar me qëllimin e njohjes të sa më shumë të rinjve që të jetë e mundur me të drejtat e tyre, duke i lejuar të shprehin problemet e tyre e të prodhojnë zgjidhje nëpërmjet diskutimit.
"Diskutimet, debatet e argumentet janë pjesë e jetës së përditshme të rinisë maqedonase. Të rinjtë praktikojnë forma të ndryshme komunikimi në shkollë, brenda familjeve të tyre, me shokët e tyre e kryesisht shumti në Internet, nëpërmjet rrjeteve shoqërore. Ajo që YEF bën thirrje e që arsimojmë është ky tip diskutimi i organizuar e strukturuar, i njohur si debat," tha Zabrchaneci.
![]() Studentët marrin pjesë në një debat mbi kodet etnike në Evropën Juglindore. [YEF] |
"Përvoja e njohuria që kam fituar [nëpërmjet YEF-it] do të jetë me rëndësi të jashtëzakonshme për mua në të ardhmen. Kjo është një organizatë që ofron arsimim jo-zyrtar, një nga shumë të paktët në Maqedoni. Kjo është gjithashtu një organizatë shumë-etnike që përpiqet t'u japë fund ndarjeve mes të rinjve për shkak të etnisë së tyre," tha Ana Nesoska, 20 vjeç, që mori pjesë në një forum për dy vjet.
Përveç inkurajimit të rinisë për të marë pjesë në marrjen e vendimeve e prodhimin e zgjidhjeve që shqetësojnë ata, YEF punon gjithashtu në fushën e mbështetjes së lirisë së shprehjes.
"Si një reagim ndaj kufizimeve në rritje në mediat tradicionale, më 2011 themeluam mjetin tonë të ri, radion e parë të drejtpërdrejtë të rinisë në Maqedoni. Tani Radio YEF vizitohet nga më shumë se 12,000 të rinj në muaj e të rinj të shumtë nga shumë qytete maqedonase ... janë përfshirë në krijimin e programit të saj," tha Zabrchaneci për SETimes .
Si anëtarët e YEF-it, ashtu edhe përdoruesit e programit vijnë nga një shumëllojshmëri etnike e kulturore, duke përfaqësuar grupe e komunitete të ndryshme shoqërorë, fetarë e politikë. Gjatë trazirës së vitit të kaluar në Shkup të shkaktuar nga përleshje të shkollave të mesme në autobuzët e qytetit, anëtarët e YEF qenë midis të parëve, si një grup me strukturë të përzierë etnike, që inkurajoi diskutimin midis grupeve.
"Mjedisi, familja dhe shkolla ushtrojnë gjithashtu ndikim të fortë në respektin e ndërsjelltë midis të rinjve nga komunitete të ndryshme. Vetëm kur të gjithë këta faktorë do të kontribuojnë drejt nisjes së komunikimit dhe ndërveprimit midis të ndryshmëve, do të jetë i mundshëm integrimi i suksesshëm," tha Zabrchanec.
Maqedonia është një nga pakë vendet ballkanike, në mos evropiane, ku organizata e rinisë është pranë të mosqënit, ndërsa format në të cilat ajo ekziston nuk dallojnë shumë nga ato në kohën socialiste.
"Kjo është tamam pse YEF do të vazhdojë të të zhvillojë programet e debatit në Maqedoni, duke u përqendruar veçanërisht në zhvillimin e e debateve të klubit të studentëve në universitete, njëherazi duke forcuar klubet tona Ne Mësojmë Ligjin, ku mësojmë dhe praktikojmë demokracinë e rinisë. YEF do të punojë me partnerët drejt ngritjes së një organizate-ombrellë kombëtare të rinisë dhe drejt zbatimit të pluralizmit në universitet dhe organizatën e nxënësve të shkollës së mesme," thotë ai.
Organizata është gjithashtu aktive në një numër projektesh rajonale e ndërkombëtare. Ajo është gjithashtu anëtare e Rrjetit të Anti-korrupsionit të Studentëve në Evropën Juglindore që gjurmon korrupsionin në arsimin e lartë në Maqedoni, Shqipëri, Malin e Zi, Serbi, Bullgari, Kroaci dhe Moldavi.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes