Politikanët e BH kanë një mundësi në zgjedhje

08/09/2012

Zgjedhjet në tetor janë një mundësi për të mbledhur pjesët e puzzle-it të fragmentuar politik në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Nga Drazhen Remikoviç për Southeast European Times në Sarajevë -- 08/09/12

photo

Presidenti i Partisë SNSD Milorad Dodik u përjashtua nga Internacionalja Socialiste. [SNSD]

Politikanët e Bosnja dhe Hercegovinës kanë një shans, përmes zgjedhjeve të ardhshme lokale, për të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre dhe të angazhohen për të fituar pranimin në BE dhe të mbështesin sigurinë në Ballkan.

Megjithë të kaluarën, shteti i fragmentuar po përballet me një mundësi për të mbledhur pjesët e puzzle-it politik të vendit.

"Kriza është shumë e thellë dhe e gjatë, kështu që unë mendoj se kushdo që do të gjejë një zgjidhje për të, duhet t'i japim Çmimin Nobel për Paqe", tha për SETimes Sllavo Kukiç, analist politik dhe profesor në Universitetin e Mostarit.

Megjithatë, pavarësisht kërkesës së bashkësisë ndërkombëtare, ekspertëve, qytetarëve dhe madje edhe vetë politikanëve, të dyja palët kanë një rrugë të gjatë për të bërë për të zgjidhur çështjet e ngutshme të vendit në zgjedhjet e ardhshme të tetorit.

"Nëse ndiqni median, ju do të shihni se deklaratat janë shumë më të mprehta se sa ato në vitet 1990. Bashkësia ndërkombëtare ngadalë po distancohet nga kjo krizë, e cila nuk është e mirë, sepse ajo është më përgjegjëse për paqe në BiH. Njerëzit e zakonshëm nuk prodhojnë tensione kombëtare dhe politike, por politikanët po", ka thënë Kukiç për SETimes .

Më 1 shtator, Internacionalja Socialiste -- organizata botërore ndërkombëtare e partive social demokratike, socialiste dhe të punës e përbërë nga 161 parti politike dhe organizata nga e gjithë bota -- përjashtuan Presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik, të Bashkimit Social Demokrat të Pavarur (SNSD) nga anëtarësia e saj .

Muajin e kaluar, Dodik ndërpreu bashkëpunimin e partisë së tij me Partinë Social Demokrate dhe kërkoi dorëheqjen e shefit të saj Zlatko Lagumxhija nga posti i tij i ministrit të punëve të jashtme.

Në diskutim është vota e Lagumxhijas për një rezolutë për Sirinë në Asamblenë e OKB. Dodik pohon se Lagumxhija udhëzoi përfaqësuesit e BiH në OKB për të mbështetur rezolutën, pa e marrë paraprakisht pëlqimin paraprak të presidencës trepalëshe të shtetit.

Pas akuzave, Lagumxhija iu përgjigj Nebojsha Radmanoviçit, anëtari serb i presidencës së shtetit në një letër publike. "Unë kurrë nuk do ta merrja anën e një politikës të jashtme katastrofike të votimit kundër një rezolute për Sirinë. Kam votuar bazuar në rekomandimin e [kryetarit] të presidencës së BiH, Bakir Izetbegoviç, i cili më informoi se presidenca e BiH mori një qëndrim të përbashkët mbi Sirinë vitin e kaluar".

Dushanka Majkiç, nënkryetar i SNSD thotë se politikanët e BiH janë fajtori kryesor në krizën politike.

"Kombinimet politike dhe akuzat e ndërsjella tregojnë se politika në BiH nuk ka një ideologji të sajën dhe se e vetmja gjë që duan është që politikanët të qëndrojnë në pushtet sa më shumë që të jetë e mundur", tha Majkiç për SETimes .

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Asim Mujkiç, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë, tha se kriza ka qenë e pranishme në BiH për 20 vjet, dhe ajo vetëm përkeqësohet.

"Kur atyre u kërkohet të bëjnë një detyrë të veçantë, politikanët e transferojnë menjëherë përgjegjësinë te tjetri, duke përdorur një retorikë të ashpër dhe duke shkaktuar tensione etnike, dhe madje përmendin edhe një luftë të re. Dodik është shembulli i saktë i retorikës të tillë", tha ai.

Qytetarët mendojnë se politikanët duhet të dënohen për një sjellje të tillë.

"Në vend të zgjidhjes së problemeve të njerëzve për të cilën janë duke marrë paga të larta, politikanët shohin se si të marrin sa më shumë poste që të munden. Asnjë prej nesh nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, sepse ne vetëm u japin legjitimitet politikanëve të bëjnë çdo gjë që ata duan" tha banori i Sarajevës Almir Bekto, 41 vjeç, për SETimes .

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment